Flash

Studimi i fundit/ Koronavirus shkakton mpiksjen e gjakut dhe infarkt tek të rinjtë

Lapsi.al 23 April 2020
Studimi i fundit/ Koronavirus shkakton mpiksjen e gjakut dhe infarkt tek të

Koronavirusi mund të shkaktojë mpiksje të gjakut dhe infarkt tek të rinjtë që janë edhe të shëndetshëm. “The Sun” citon mjekë amerikanë që thonë se ata kanë parë një rritje me 7 herë të rasteve të këtyre goditjeve te njerëz në moshën 30 – 40 vjeç të cilët ose kishin simptoma të buta ose aspak të Covid-19. Gjithsesi mjekët thonë se papritur gjendja e tyre u përkeqësua për shkak të mpiksjes së gjakut dhe goditjeve në zemër.

Dr. Thomas Oxley, një neurokirurg në Sistemin Shëndetësor Mount Sinai në New York, tha se ekipi i tij zakonisht trajton më pak se dy pacientë me goditje në tru nën moshën 50 vjeç çdo muaj. Por, sipas tij në dy javët e fundit ata kanë trajtuar 5 pacientë të rinj me koronavirus që kishin pësuar një goditje të papritur pavarësisht se ishin në gjendje të mirë.

"Virusi duket se po shkakton mpiksje në arteriet e mëdha duke çuar pacientin në gjendje të rëndë. Raporti ynë tregon një rritje 7-fish në incidencën e goditjes së papritur te pacientët e rinj gjatë dy javëve të fundit. Shumica e këtyre pacientëve nuk kanë histori të kaluar mjekësore dhe ishin në shtëpi me simptoma të buta (madje në dy raste, pa simptoma) të Covid. Të gjithë rezultuan pozitivë. Dy prej tyre ishin vonuar të thërrisnin një ambulancë" – tha Dr Oxley për CNN.

Për këtë, mjekët kanë nxitur të gjithë të prekurit me koronavirus të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave në trupin e tyre dhe të mos neglizhojnë asgjë dhe të njoftojnë mjekët për gjithçka.

Një letër e botuar në New England Journal of Medicine nga ekipi i Dr. Oxley thoshte se gjatë 12 muajve të fundit, spitali i tyre ka trajtuar një mesatare prej 0.73 pacientësh me goditje në tru nën moshën 50 vjeç - më pak se dy në muaj.

Kur mpiksja e gjakut mund të udhëtojë në zemër ose në mushkëri, ajo shkakton një emboli pulmonare kërcënuese për jetën. Kur shkon në tru shkakton një goditje. Shenjat e kësaj goditjeje janë bllokim i muskujve të fytyrës, bllokim i krahëve, të të folurit. Nëse shihni diçka të tillë lajmëroni mjekët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI