Flash

Uefa në ndihmë të klubeve: përshpejtohen pagesat për lojtarët e thirrur nga kombëtaret

Lapsi.al 23 April 2020
Uefa në ndihmë të klubeve: përshpejtohen pagesat për

Në lidhje me situatën aktuale të futbollit europian, i bllokuar prej virusit Covid-19, është zhvilluar sot një mbledhje e rëndësishme e UEFA-s në prani të 55 federatave aderuese në institucionin që drejton futbollin kontinental. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur të vijë në ndihmë të futbollit duke dhënë menjëherë pagesat për të gjithë klubet që kanë pasur lojtarë të impenjuar në ekipet kombëtare gjatë fushatave eliminatore për EURO 2020. Ky vendim për të përshpejtuar pagesat ndaj klubeve u mor për ti dhënë një frymëmarrje ekonomike skuadrave që mund të jenë në vështirësi financiare nga pandemia botërore.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s konfirmoi vendimin për të shtyrë UEFA Ëomen’s Euro 2021 për në vitin 2022, kompeticion ky që siç ishte parashikuar do të zhvillohet në Angli nga 6 deri në 31 Korrik 2022. Në lidhje me këtë vendim të marrë sot, Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u shpreh: “Kur morëm një vendim urgjent për të shtyrë EURO 2020, ne e kishim llogaritur impaktin që do të kishte te UEFA Ëomen’s EURO 2021. Ne vlerësuam me shumë kujdes të gjithë opsionet, me synimin tonë të qartë për të ndikuar në rritjen e mëtejshme të futbollit të femrave. Duke e spostuar UEFA Ëomen’s EURO për vitin e ardhshëm, ne jemi duke siguruar që ky do të jetë i vetmi kompeticion madhor në verë, duke i dhënë kompeticionit të gjithë vëmëndjen që meriton”.

Presidenti i FSHF-së, në të njëjtën kohë edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, mori pjesë në këtë video-konferencë, ku u njoh me punën e kryer deri më tani nga UEFA duke parë situatën e krijuar dhe shprehu të gjithë mbështetjen në lidhje me propozimet e ofruara. Presidenti Duka në ndërhyrjen e tij theksoi vullnetin e tij se do të bëhet maksimumi për të realizuar gjithçka kërkohet për rikthimin e garës. Qeveria e futbollit europian shprehu edhe njëherë qëllimin e saj që të gjithë Federatat dhe Ligat në 55 vende duhet të ekspolorojnë të gjithë të gjitha mundësitë për të përfunduar kampionatet respektive.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI