Flash

Uefa vendos për kampionatet brenda 27 majit: sezonet duhen mbyllur brenda 3 gushtit

Lapsi.al 23 April 2020
Uefa vendos për kampionatet brenda 27 majit: sezonet duhen mbyllur brenda 3

Takimi i Uefa-s që u mbajt sot përmes videokonferencës në Nyon ka konfirmuar në thelb të dhënat që qarkullonin ditët e kaluara, por i kanë dhënë një datë finale sezonit 2019/20: nuk duhet kaluar përtej 3 gushtit, me sugjerimin për të përfunduar kampionatet kombëtare me cdo formulë. Në këtë sens, 55 Federatat kanë kohë deri në 27 maj për të prezantuar planet e kampionateve të tyre. Në rast ndërprerje përfundimtare, për hyrjen në kupa do të vlejë klasifikimi aktual.

Objektivi i Uefa është të gjejë mënyrën që të gjithë federatat të arrijnë të luajnë të gjitha ndeshjet në kalendar edhe me formula të reduktuara për mbylljen e turneve, si playoff ose mini-turne. Në rastet në të cilat një dekret qeveritar ndalon eventet sportive deri në një datë që do ta bënte të pamundur mbylljen e sezonit aktual ose nëse do të kishte probleme ekonomike të tilla sa të vendosnin në rrezik stabilitetin e kampionateve ose klubeve, atëherë mund të procedohet me mbylljen e parakohshëm të kampionatit.

Në rast të mos mbylljes normale të kampionatit, Federatat (jo Ligat) duhet të dërgojnë listën e skuadrave të kualifikuara për kupat e ardhshme të Europës në bazë të meritave sportive të sezonit aktual, duke patur parasysh renditjen aktuale. Uefa do të ketë kujdes që të aplikohen kritere mbi meritën sportive e të ketë transparencë e jo diskriminim: në rast të kundërt mund të refuzojë ose vlerësojë pranimin e klubit në fjalë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI