Flash

650 mijë euro për trukimin e dy ndeshjeve: pranga për 5 ish-drejtues të Osasuna e 2 ish-lojtarë të Betis

Lapsi.al 24 April 2020
650 mijë euro për trukimin e dy ndeshjeve: pranga për 5

Pesë ish-drejtues të Osasuna e dy ish-lojtarë të Betis Sevilla janë dënuar me burg për korrupsion për sa i përket disa ndeshjeve të trukuara gjatë sezonit në Liga 2013-14. Një total prej nëntë personash janë gjykuar fajtorë se kanë komplotuar për të kombinuar rezultatet në mënyrë që Osasuna të mund të evitonte rrëzimin në divizionin e dytë në 2014, duke përfaqësuar, sipas gjykatës, dënimin e parë në Spanjë për shkak të ndeshjeve të trukuara.

Hetimi ka zbuluar se Osasuna ka paguar një total prej 650.000 euro për Betis: 400.000 euro për të mundur Valladolid, atëherë rival për të qendruar në Liga e 250.000 për andaluzët për të humbur në Osasuna, në dy ndeshjet e fundit të sezonit. Betis ka mundur Valladolid 4-3 e humbi kundër Osasuna 2-1, por në fund Osasuna sërisht u rrëzua, duke u renditur i 18 °, bashkë me Valladolid e Betis. Ish-drejtori i Osasuna, Angel Vizcay, mori dënimin më të rëndë: tetë vjet e tetë muaj burg, për mashtrim sportiv, falsifikim dokumentesh e llogarish.

Ish-lojtarët e Betis, Antonio Amaya e Xavi Torres, janë dënuar me një vit burg, e të paguajnë një gjobë 900.000 euro e pezullim nga futbolli për dy vjet. Edhe ish-presidenti i klubit Pamplona, Miguel Archanco, e ish-drejtuesit Juan Antonio Pascual, Jesus Peralta e Sancho Bandres janë dënuar ashtu si edhe dy agjentët imobiliarë, Cristina Valencia e Albert Nolla.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI