Flash

Kampionët dihen, por në Champions ka befasi: ja verdiktet nëse ndalon futbolli

Lapsi.al 24 April 2020
Kampionët dihen, por në Champions ka befasi: ja verdiktet nëse

Futbolli pritet të nisë, sipas sugjerimeve që vijnë nga UEFA, por edhe vullnetin e treguar nga Federatat përkatëse. Por mes gjithë këtij optimizmi, Belgjika e Hollanda kanë treguar se mundësia për të mos e zhvilluar dot deri në fund sezonin nuk është edhe aq e vogël. Atëherë, kush do të shkojë në Europë dhe kush do të rrëzohet nëse pandemia mbyll shtigjet e futbollit?

Në Spanjë titullin e fiton Barcelona, në vendin e dytë Real Madrid dhe në të tretin Sevilla, me vendin tjetër të Champions që shkon për Real Sociedad, duke lënë me gisht në gojë Atletico Madrid.Skuadra e Simeones, bashkë me Getafe u takon të luajnë në Europa League, ndërsa në Segunda Division zbresin Leganes dhe Espanyol.

Në Premier League, në Angli, ka kohë që është konsoliduar Liverpool si kampion, pas një pritje më shumë se të gjatë. Në Champions do të shkojnë Manchester City, Leicester dhe Chelsea, duke i lënë Europa League për Manchester United, teksa Wolverhamptom dhe Sheffield United do të presin rezultatet e FA Cup dhe Kupës së Ligës për të marrë vesh nëse do të marrin pjesë direkt në Europa League apo nëpërmjet raundeve eliminatore në rast se fitueset e kupave do të jenë ekipe që tashmë kanë vend të siguruar në Champions. Championship do të presë në këtë rast Aston Villa dhe Norëich City.

Kampion në Serie A do të ishte i përhershmi, Juventus. Pavarësisht sezonin fantastik, Lazio do ti duhej të kënaqej me rikthimin në Champions pas vitesh mungesë, ndërsa do të kompletojnë pokerin italian Inter dhe Atalanta. Kompeticioni i dytë për nga rëndësia do të mirëpriste Romën e Napolin, ndërsa Serie B do të hapte dyert për Spal e Brescia.

Nuk ka vend për surpriza edhe në Bundesliga përsa i përket titullit kampion. Bayern Mynih do të rrëmbente titullin përpara Dormund, me dyshen Leipzig-M’gladbach që do të siguronin prezencën në Champions. Në Europa League gjermanët do të përfaqësoheshin me Leverkusen dhe Schalke, ndërsa në Bundesliga 2 do të zbrisnin Werder Bremen dhe Padeborn.

Franca nuk është se nuk e dinte skuadrën kampione të saj, me PSG që e kishte rritur marshin prej kohësh, në krahasim me të tjerët. Lyon dhe Rennes do të siguronin kalimin në Champions, me Reims dhe Nice në Europa league. Një kategori më poshtë do të rrëzoheshin Aimens dhe Touluse.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI