Flash

100mijë maska në 24 orë: Bayern, rekord maskash të shitura kundër Koronavirus

Lapsi.al 25 April 2020
100mijë maska në 24 orë: Bayern, rekord maskash të shitura

Bayern Mynih ka shitur më shumë se 100.000 maska të shenjuara me ngjyrat e tyre e logon e klubit në harkun e vetëm 24 orëve, sipas asaj që bën të ditur shoqëria bavareze në faqen e tij zyrtare. Një sukses i pabesueshëm e për shumë arsye i papritur që befasuar edhe vëtë klubin: Bayern, në fakt, ka kërkuar nga tifozët pak "mirëkuptim" duke qenë se për shkak të numrit shumë të lartë të kërkesave, kohët e pritjeve mund të jenë relativisht të gjata.

Të ardhurat nga shitjet e maskave do të shkojnë për një platformë dhurimi të krijuar nga lojtarët Joshua Kimmich e Leon Goretzka nga e cila do të mbështeten institucionet e bamirësisë e ato sociale që janë përfshirë në luftën kundër koronavirus. Duke nisur nga e djela do të jetë e detyrueshme në Bavari të mbahet një maskë mbrojtëse në transportin publik e në dyqane.

"Me këtë veprim duam të tregojmë se FC Bayern bën gjithcka për të qenë një model i disiplinës në luftën kundër koronavirus, pas apelit mbi këtë cështje nga Kryeministri bavarez Markus Söder", ka deklaruar presidenti i Këshillit të Administrimit të klubit, Karlheinz Rummenigge.

"Në të njëjtën kohë, jemi krenar që mund të japim një kontribut për inisiativën e Joshua Kimmich e Leon Goretzka", ka shtuar ai. Masakt ishin realizuar me shallet që Bayern kishte planifikuar të shpërndante në Allianz Arena në ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Chelsea në rastin e 120 ° vjetorit të themelimit të klubit. Masakt për fëmijët kushtojnë 5,95 euro e ato për të rriturit 6,95.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI