Flash

Model anglez/ Chelsea nuk shkurton rrogat e lojtarëve: "Por bëni bamirësi"

Lapsi.al 25 April 2020
Model anglez/ Chelsea nuk shkurton rrogat e lojtarëve: "Por bëni

Chelsea nuk do të imponojë reduktim pagash për lojtarët e tij, si ka rekomanduar Premier League, por i ka kërkuar të teseruarve të tij të bëjnë bamirësi gjatë kësaj emergjence për shkak të koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez me një komunikatë në faqen zyrtare në internet. "Për momentin - është shkruar në komunikatë - nuk do të ketë reduktim të pagave e këshilli i ka kërkuar lojtarëve të përqendrohen në mbështetjen e cështjeve të bamirësisë".

Sipas shtypit anglez, Chelsea kishte menduar fillimisht të shkurtonte pagat me rreth 10%, një shifër inferiore në krahasim me 30% të rekomanduar nga Premier League. "Objektivi është ai për të gjetur një akord - vazhdoi klubi - me qëllim për të ruajtur punën për të gjithë personelin, të kompensojnë mbështetësit e të marrin pjesë në aktivitetet për qëllime të mira".

Ndërkohë, ndryshe nga inisiativa e Blues, klube të shumta në Premier League, mes të cilëve Arsenal, Southampton, West Ham e Watford, kanë njoftuar në javët e fundit akorde me lojtarët për një reduktim ose shtyrje të pagave të tyre.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI