Flash

"Na u prishën planet e merkatos, pa tifozë nuk luhet": Nexhipi thyen heshtjen e Kukësit dhe flet për situatën

Lapsi.al 25 April 2020
"Na u prishën planet e merkatos, pa tifozë nuk luhet":

Kukësi është një nga skuadrat që pothuaj e ka siguruar prezencën në Europë sezonin e ardhshëm, duke përllogaritur renditje-kualitet organike, por shtyrja e mbylljes së kampionatit dhe kriza eventuale financiare që i ka prekur të gjithë i ka prishur planet e merkatos. Drejtori Sportiv i Bluve, Nderim Nexhipi, ka thyer heshtjen e shtypit të klubit, duke folur për pozicionimin e Kukësit në rifillimin e sezonit, gjithnjë nëse aprovohet dicka e tillë: "Planet si për klubin tonë, ashtu dhe klubet e tjera, janë prishur në këtë kohë pandemie, flas këtu për merkaton sepse kemi qenë duke vëzhguar lojtarë, kemi qenë duke ndjekur disa lojtarë që për pjesën e Europës do ti afronim. Sidoqoftë tani ka mbetur të mbyllim këtë kampionat, pastaj të shohim si do shkojnë gjërat", tregoi Nexhipi.

E gjithë cështja është tashmë që lojtarët të jenë në formën më të mirë të mundshme në kushtet e një stërvitje të cunguar në shtëpi, me teknikun Shehi që monitoron gjithë kohën stërvitjen e lojtarëve, bashkë me përgatitësin atletik. Natyrisht, rifillimi i mundshëm i kampionatit do ta barazojë, nëse mund të quhet kështu, për herë të parë Kukësin me kundërshtarët e tij, duke qenë se verilindorët kanë luajtur jashtë stadiumit të tyre gjatë tre fazave të parë të kampionatit e rrjedhimisht me fare pak tifozë. Por Nexhipi kujton sfidat e luajtura dikur pa publik dhe vlerëson se kjo nuk i shërben as Kukësit, sepse futbolli luhet për tifozët: "Është e vërtetë që po filloi kampionati do të luhet pa tifozë. Mund të jetë edhe se barazohemi për punën e tifozëve, por ne preferojmë që ata të jenë në stadium, pavarësisht kë mbështesin, sepse futolli luhet për ta. Personalisht kam luajtur një derbi pa tifozë kundër Tiranës dhe ka qenë dicka shumë e shëmtuar".

Kukësi është kualifikuar në cerekfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe është në vendin e dytë në kampionat me 44 pikë. Megjithatë, diferenca prej 9 pikësh me Tiranën kryesuese e ka nxjerrë nga lufta për titull, me 10 ndeshje të mbetura e me bardheblutë të pamundur prej 14 ndeshjesh radhazi, kështu që Kupa është objektivi real i Kukësit...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI