Flash

Higuain rrëfen arsyen e dezertimit: "Nga Juventus më përzunë"

Lapsi.al 26 April 2020
Higuain rrëfen arsyen e dezertimit: "Nga Juventus më

"E dua mamanë tim më shumë se futbollin". Gonzalo Higuain nuk futet të diskutojë zërat që flasin për një dezertim të tij nga Juventus, duke vendosur të mos kthehet në Itali, por rrëfehet me zemër të hapur për "Marca", në një intervistë ndoshta të regjistruar kohë më parë. Sipas asaj që pohon argjentinasi topi për të është shumë më pak i rëndësishëm se familja. E kështu mund të shpjegohet edhe vullneti i tij për të mos iu përgjigjur grumbullimit të bardhezinjve: për ti qendruar pranë të ëmës e sëmurë prej kohësh e për të mos rrezikuar të infektohet nga koronavirus.

Për pjesën tjetër, "Pipita" konfirmon se me Juventus ka patur, e ndoshta ka ende, ndonjë problem: "Me ardhjen e Cristiano Ronaldo - shpjegoi argjentinasi - donin të bënin një kapërcim në kualitet e më thanë se po më gjenin një skuadër të re. Nuk më kërkuar të ikja, më përzunë".

Edhe lamtumira nga Napoli nuk ishte pa dhimbje. "Kur u largova nga Madrid qava, ashtu sikur kur ika nga Napoli. Por, me De Laurentiis, nuk kishte mirëkuptim mendimi. Më bindi të merrja vendimin tim, nuk doja të rrija një minutë më shumë me të".

Higuain zbulon se, pas gabimit në finalen e Botërorit 2014 kundër Gjermanisë, ishte "në pikën për të braktisur futbollin, por mamaja ime më tha se duhet të vazhdoja. Të ishte për mua, do kisha hequr dorë. E dua futbollin, por më shumë time më".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI