Flash

"Mos pështyni se infektoni": mjekët e FIFA-s skeptikë për rifillimin

Lapsi.al 28 April 2020
"Mos pështyni se infektoni": mjekët e FIFA-s skeptikë

Michel D'Hooghe, presidenti i komitetit mjekësor të Fifa, është skeptik mbi mundësinë që të mund të kthehet të luhet futboll në kohë të afërt. Më mirë është të programohet sezoni i ardhshëm sepse "duhet ruajtur një kujdes i madh - ka deklaruar ai për Daily Telegraph - edhe pse di nga eksperienca se ka një ekuilibër mes shëndetit e ekonomisë në futboll, në fund fiton ekonomia. Këtë herë, duhet të fitojë shëndeti". Dilema apo kundërshtime të shpërndara nga bota shkencore: ndërsa Franca vendosi ndërprerjen përfundimtare të Ligue 1, mendimet negative gjejnë gjithnjë e më tepër forcë e siguri.

Por nëse niset para verës apo pas, ka një detaj që i bën bashkë të gjithë specialistët që punojnë në botën e futbollit. Në emër të gjithë komisionit mjekësor Fifa, vetë D'Hooghe, është shprehur qartë kundër praktikës së pështyrjes në fushë: "Është një veprim i përhapur në futboll e nuk është shumë higjenik, kështu që kur të rifillojë duhet evituar sepse është burim infeksioni nga koronavirus. Cështja është a do të jetë e mundur? Ndoshta mund të ndëshkohet me karton të verdhë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI