Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Qeveria angleze aprovon: Premier fillon nga 9 qershori

Lapsi.al 28 April 2020
Qeveria angleze aprovon: Premier fillon nga 9 qershori

Premier League duhet të rifillojë sa më parë të jetë e mundur, e që brenda fundit të kësaj jave do të njihen detajet – koha dhe mënyra – për rifillimin e kampionatit anglez. Pas rrugës së hapur nga Qeveria, që dje ka shprehur aprovimin për mbylljen e sezonit duke respektuar masat e sigurisë higjeno-sanitare, makina organizuese e kampionatit elitar anglez ka përshpejtuar kohët. Të premten 20 klubet do të njohin protokollin e rinisjes, që u ngrit gjatë mbledhjes së javës së kaluar mes përfaqësuesve të qeverisë, autoriteteve sanitare e drejtuesve të federatave sportive. Në planin e rinisjes, futbolli do të ketë precedencë, më pas do të studjohen specifikisht nevojat e disiplinave të tjera.

Objektivi i Premier është të kthehet të luajë në 9 qershor, pas tre javësh stërvitje, në kohën e nevojshme për të kompletuar sezonin (mbeten për tu luajtur kompleksivisht 92 ndeshje) brenda fundit të korrikut. Një program që, duhet ti nënshtrohet rregullave rigoroze sanitare, që do të aplikohen para dhe pas ndeshjeve. Brenda 25 majit Uefa ka kërkuar të njohë planet e të gjithë federative europiane për përmbylljen e kampionateve respective. E Premier ka qenë gjithnjë mes atyre që kanë synuar përfundimin e rregullt të sezonit. Ashtu si kanë konfirmuar tre klubet - Arsenal, West Ham e Brighton – që kanë rinisur stërvitjet, edhe pse kanë limituar numrin e lojtarëve të përfshirë ne seanca. E sot është rradhe e Tottenham të Josè Mourinho, që do të rinisë aktivitetin pas dy muajsh ndalesë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI