Flash

Arthur i mbyll derën në fytyrë Juventusit: "Interesimi është kompliment, mendoj vetëm për Barcelonën"

Lapsi.al 29 April 2020
Arthur i mbyll derën në fytyrë Juventusit: "Interesimi

Arthur Melo thyen heshtjen e flet për interesimin e Juventus ndaj tij: "Interesimi i klubeve të mëdha është gjithnjë një kompliment, për cilindo lojtar është një sinjal pozitiv - ka thënë braziliani i Barça për të përditshmen katalanase Sport - Ka gjithmonë spekulime, por ndershmërisht idea ime është shumë e qartë, opsioni i vetëm që më intereson është të vazhdoj tek Barcelona". Një mbyllje e pastër ndaj mundësisë së kalimit në Torino, që mund ti bëjë bardhezinjtë të heqin dorë.

Në ditët e kaluara, sipas medias spanjolle, blaugranat i dhanë lejen Juventus për të biseduar me lojtarin, të ndërgjegjshëm se nuk mund ti ofronin një rinovim sic i takon nivelit të tij, për shkak të krizës së lidhur me pandeminë. Nyja mbetet akordi ekonomik mes klubeve, me Barcelonën që kishte sugjeruar një shkëmbim kartonësh me De Ligt ose Bentancur.

Fjalët e Arthur, sidoqoftë, janë deklaratë dashurie për klubin e tij aktual: "Jam shumë i sigurtë e i qetë. Ndihem mirë këtu e duhet të falenderoj shoqërinë e stafin teknik për besimin e tyre. Kjo është një tjetër arsye për të qenë krejt i qartë se dëshira ime e vetme është të vazhdoj këtu".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI