Flash

Immobile udhëheq sulmin e Lazios edhe kundër Qeverisë: "Vendim i padrejtë, duam qartësi"

Lapsi.al 29 April 2020
Immobile udhëheq sulmin e Lazios edhe kundër Qeverisë:

Vendimi i Qeverisë në lidhje me bllokimin e stërvitjeve për sportet në skuadër deri në 18 maj ka ngritur një kor kritikash që po bën shumë zhurmë, e kundër të cilës është bashkuar edhe Ciro Immobile: "Jam dakord me mendimin e shoqërisë sime - ka thënë sulmuesi bardhekaltër në një intervistë për Lazio Style Channel - Nuk më duket e drejtë të mund të vraposh në një park publik e jo në Formello, ku kemi 6 fusha që na lejojnë të stërvitemi vetëm. Nuk po bëjmë polemika, duam vetëm të kuptojmë motivin përse nuk mund të stërvitemi në qendrën tonë sportive. Duam qartësi për të kuptuar si të veprojmë".

Immobile ka nënvizuar sa komplekse është të përballësh këtë moment paqartësie për futbollin italian: "Jemi në pritje pa ditur asgjë. Shumë nga shokët e skuadrës mbetën në shtëpi larg familjeve e për këtë më vjen keq. Shpresojmë të mund të rifillojmë, edhe për të shpërqendruar njerëzit".

Sulmuesi ka lënë të kuptohet se mes futbollistëve dëshira për tu kthyer në fushë është e madhe: "Ne duam të nisim në kushte sigurie e me lejen e shtetit. Tifozët duan të shohin dicka që mund ti zbavisë në televizion. Jemi të gjithë në pritje të kthehemi të bëjmë atë që na pëlqen. Edhe kolegët e skuadrave të tjera janë në favor të rinisjes. Futbolli lëviz shumë para e koha na shtrëngon. Mendoj për gjithë kategoritë inferiore e njerëzit që punojnë rreth futbollit, duhet të nisim edhe për ata, që nuk fitojnë sa ne futbollistët".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI