Flash

MotoGP humbet Assen për herë të parë në histori: anullohen tre GP të tjerë

Lapsi.al 29 April 2020
MotoGP humbet Assen për herë të parë në histori:

MotoGP lajmëron edhe tre anullime të tjera: në 2020 nuk do të zhvillohen Cmimet e Mëdha të Gjermanisë, Hollandës e Finlandës, fillimisht të parashikuara për në 21 qershor, 28 qershor e 12 korrik. Nuk ka gara në Sachsenring, por sidomos nuk ka debutim botëror për KymiRing të Iitti e as betejë të Assen, Universiteti i motociklizmit, që do të mbetet jashtë kalendarit për herë të parë në histori. Për momentin, data e parë e mundshme për nisjen e sezonit është ajo e 9 gushtit, në Brno.

Vendimi nuk është natyrisht një rrufe në qiell të hapur, duke qenë se në javët e kaluara CEO i Dorna, Carmelo Ezpeleta, kishte bërë të ditur se hipoteza më optimiste ishte ajo për të nisur mes fundit të korrikut e fillimit të gushtit, me Republikën Ceke që ishte përcaktuar si etapa e parë e një botërori të reduktuar, me paktin që të muns të kthehej të udhëtohej me qetësi.

"Me trishtim të madh komunikojmë anullimin e këtyre tre Cmimeve të Mëdha të rëndësishme në kalendarin e MotoGp - ka deklaruar Ezpeleta në këtë rast - Cmimi i Madh i Gjermanisë zhvillohet në një pistë vërtetë unike e me histori të pabesueshme. KymiRing është një cirkuit i jashtëzakonshëm, që ishte gati të mirëpriste rikthimin në Finlandë të një Cmimi të Madh që mungonte nga 1982. E simboliku TT Circuit Assen ka patur nderin të ishte i vetmi Cmim i Madh gjithnjë prezent në kalendarin e botërorit në mënyrë të pandërprerë që nga lindja e Kampionatit në 1949. Në emër të Dorna dua të falenderoj gjithë tifozët për mirëkuptimin e durimin ndërsa presim që situata të përmirësohet. Mezi presim të kthehemi në 2021 në Sachsenring e në TT Circuit Assen - përfundoi ai - Në të njëjtën kohë, presim me dëshirëdebutimin e KymiRing".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI