Flash

Përplasja që bëri armiq, në MotoGP, dy miqtë: Marquez rrëfen për "raportin e mirë" me Rossi

Lapsi.al 29 April 2020
Përplasja që bëri armiq, në MotoGP, dy miqtë: Marquez

Marc Marquez kthehet të flsë për raportin e tij me Valentino Rossi: "Nga ai mund të mësosh shumë gjëra - ka thënë spanjolli në dokumentarin e Dazn 'The Making Of' - Raporti ynë ishte i mirë, si ishte me shumë pilotë të tjerë. Por duhet evidentuar dicka: raporti është i mirë deri sa nuk lufton për të njëjtin objektiv. E njëjta gjë më ndodhi me Pedrosa. Ishim miq, por kur lufton për kampionatin, ka tension e papritur raporti yt bëhet 'ckemi si je', 'mirë faleminderit'. Ky është një tension i shëndetshëm. I nevojshëm për kompeticionin".

Kampioni i botës në fuqi është ndalur gjatë në këtë aspekt: "Jemi të gjithë pilotë, jemi të gjithë luftëtarë. Është dicka që e bëjmë që të vegjël e i bën gjërat entuziazmuese, kur mundohesh të futesh në ato hapësira të vogla që sheh. Të gjithë e kanë bërë. Për serinë: ti parakalon aty? E unë parakaloj këtu. Do të lësh shenjën e gomës tënde në këmbën time? Unë ta lë në ijë".

Pasioni i Marc dallohet në fjalë: "Të konkurosh kundër atyre që kanë qenë idhujt e tu, si Valentino , Dani, njerëz që i shihje të bënin gjëra ndryshe, si Jorge Lorenzo....Të garosh kundër tyre, me ta, është dicka e pabesueshme".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI