Flash

Uefa në kundërsulm, pas anullimit të Ligue 1: "Rifillimi i futbollit është sigurisht i mundur"

Lapsi.al 29 April 2020
Uefa në kundërsulm, pas anullimit të Ligue 1: "Rifillimi i

Fjala e fundit do ti shkojë Qeverive të vendeve (të paktën atyre që nuk janë shprehur ende) por Uefa ka theksuar sot se është "sigurisht e mundshme" të programohet rinisja e kompeticioneve futbollistike të pezulluara për shkak të emergjencës koronavirus. Natyrisht, duke respektuar protokollët sanitarë që Federatat e ndryshme do të realizojnë e legjislacioneve të vendeve të ndryshme. Një mendim zyrtar, është shprehur nga profesori Tim Meyer, presidenti i Komisionit mjekësor të UEFA: "Në debatin për rikthimin e futbollit kompetitiv e të cfarëdo niveli, shëndeti i futbollistëve, të gjithë atyre që janë përfshirë në ndeshje potenciale e të publikut në përgjithësi, është me rëndësi të vecantë".

"Të gjithë organizatat futbollistike që po planifikojnë rinisjen e aktiviteteve të tyre duhet të realizojnë protokolle të plota që të detajojnë kushtet shëndetësore e operative, duke garantuar që të mbrohet shëndeti i personave të përfshirë në ndeshje e që të ruhet integriteti i politikave publike. Në këto kushte e në respekt të plotë të legjislacionit lokal - ka përfunduar presidenti i Komisionit mjekësor UEFA - është sigurisht e mundur të planifikosh rinisjen e kompeticioneve të pezulluara gjatë sezonit 2019/20".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI