Flash

"Jam gati të infektohem, vetëm që të luaj": Rakitic trondit Barcelonën

Lapsi.al 30 April 2020
"Jam gati të infektohem, vetëm që të luaj":

Ndërsa Qeveritë, Ligat e Federatat e vendeve të ndryshme diskutojnë nëse, si e kur mund të fillojnë, ka futbollistë që bëjnë presion për tu kthyer të luajnë në fushë. I vendosur në këtë drejtim Ivan Rakitic, mesfushori kroat i Barcelonës që i intervistuar nga e përditshmja spanjolle Marca nuk ka përdorur lojëra fjalësh për të treguar ndjesitë e tij dhe idenë në kufijtë e normalitetit: "Jam gati të rrezikoj duke u infektuar, por dua të kthehem të luaj".

"E them me ndërgjegjësim të plotë që rreziku do të jetë shumë i vogël, por edhe për solidarietet me ata që kanë luajtur për ne nga minuta e parë e që do të vazhdojnë kështu për shumë ditë", shton Rakitic. "Duhet të luajmë me masat e duhura të sigurisë, duke e ditur që nuk do të jetë asnjëherë 100% e sigurtë, për ne si për cdo punëtor tjetër. Mendoj që e kemi këtë borxh, duhet ti kthejmë shoqërisë atë që kemi marrë gjatë këtyre viteve, e nuk flas vetëm në terma ekonomikë: duhet të kthehemi të zbavisim njerëzit, sepse nuk flitet vecse për virusin. Lexoj në këto ditë për dëmet ekonomike, për kalendarë, për rënie nga kategoria, por nuk lexoj asgjë për pasionin e njerëzve. Natyrisht, kur shoh sa milionë njerëz lëvizin rreth futbollit, taksat, vendet e punës. Por nuk është vetëm kjo. Duhet të mundohemi ti zbavisim përsëri njerëzit me futbollin, duke i ofruar me kurajon e forcën tonë një suport të gjithëve".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI