Flash

L'Equipe zbulon çfarë do të ndodhë në Ligue 1 pas ndërprerjes përfundimtare

Lapsi.al 30 April 2020
L'Equipe zbulon çfarë do të ndodhë në Ligue 1
"Ligue 1 e Ligue 2 nuk mund të rifillojnë të paktën deri në gusht". Njoftimi i Edouard Philippe, kryeministrit francez, ka mbyllur para kohe sezonin futbollistik në Francë e tani cështja është si do të veprohet me promocionet, rënien nga kategoria e sidomos për titullin kampion. Sipas asaj që ka zbardhur para kohe në profilin e tij në Tëitter Joel Domenighetti, kryeredaktori i L'Equipe, pasi të zyrtarizohet fundi i Ligue 1, Psg do të shpallet kampion. Marseille e Rennes do të jenë dy skuadrat e tjera të kualifikuara në Champions, Lille, Reims e Nice do të shkojnë në Europa League, ndërsa Amiens e Toulouse sezonin e ardhshëm do të rinisin nga kategoria e dytë franceze (Lens e Lorient janë dy të ardhurat nga Ligue 2). Kështu, është shmangur makthi i parisienëve që i frikësoheshin një mosdorëzimi të titullit. Federata Franceze e Futbollit ka vendosur kështu që të ruhet edhe konfigurimi i Ligue 1, duke aprovuar rënien e dy skuadrave një kategori më poshtë, pavarësisht rezervave që do kenë në këtë rast Amiens e Toulouse që janë dënuar pa i luajtur shanset deri në fund.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI