Flash

Ministri i Sportit në Itali kërcënon Serie A: "Akord për protokollin e Figc ose mbyllim kampionatin"

Lapsi.al 30 April 2020
Ministri i Sportit në Itali kërcënon Serie A: "Akord

"Në këto ditë komiteti teknik shkencor po takohet me Federatën italiane të futbollit (Figc) për të diskutuar për protokollin. Nëse do të gjendet një mirëkuptim, atëherë stërvitjet mund të nisin e ndoshta edhe kampionati. Përndryshe do të jetë qeveria që do të dekretojë mbylljen e kampionatit. Do të marrim përgjegjësitë tona, do të bëjmë të mundur që futbolli të ketë sa më pak dëme të jetë e mundur". Kështu është shprehur Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, në 'Mi manda Raitre".

"Jemi në pikën në të cilën duhet të japim një apel për Lega Serie A për të mbyllur polemikat e përplasjet. Unë mendoj që futbolli duhet të jetë një mjet loje, pasioni, e jo të na ndajë", ka bërë apel Spadafora, para se të japë paralajmërimin e fundit për Federatën. Pa mirëkuptim mbi protokollin për sigurinë e lojtarëve për rinisjen, do të jetë Qeveria - si ndodhi në Francë - që do ti japë fund sezonit. Në rastin më të keq do ndodhë ajo që dyshonte presidenti i Figc, Gravina, që vetëm të mërkurën në mbrëmje deklaroi "nuk do të firmos, por për mbylljen e kampionatit do të na imponohet Qeveria". E kështu do të jetë pa akord...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI