Flash

VIDEO/ Bomba e Ditmir Bushatit: "Ne jemi të majtë. Mjaft më me oligarkët!

Lapsi.al 30 April 2020
VIDEO/ Bomba e Ditmir Bushatit: "Ne jemi të majtë. Mjaft më

"Jemi të majtë, jemi qendër e majtë, mjaft më me Oligarkët". Kjo ka qenë thirrja e ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati i cili i ka bërë thirrje kolegëve të tij për të mos vazhduar ta bëjnë shqipërinë si Palasa dhe Dhërmiu ku për të jetuar mirë një grusht të pasurish shteti çon rrugën dhe energjinë me taksat e shqiptarëve.

Shkak për shpërthimin e Bushatit është bërë një kontratë koncesionare, "pa garë, pa procedurë dhe pa ligj" që i shtohet Porto Romanos i cili, përveç naftës dhe hidrokarbureve të tjera tashmë merr edhe të drejtën e ngarkim shkarkimit të mineraleve. Duke e parë këtë si një hap tjetër të tradhëtimit të ideve të majta, që e zhvesh nga mundësia e shërbimit një ndërmarrje publike si Porti i Durrësit, Bushati bëri thirrje për ndarjen e politikës nga oligarkia.

"Unë jam njeri që besoj te idealet e qendrës së majtë dhe e dua publiken. Nuk kemi pse t’ia marrim portit të Durrësit dhe tia japim privatit. Nuk ka pse ARRSH-ja të nxjerr tenderin 5.5 milionë euro për t’i çuar dhe rrugën privatit. Nuk kanë pse të pagujanë taska shqiptarët e zakonshëm të këtij vendi dhe të gjithë ne për të çuar atje postën policore, doganierin, kontrollin sanitar dhe fitosanitar. Në rast se doni t’ia jepni privatit, fare mirë mund ta bëjë investimin privati" ka thënë ish ministri i jashtëm.

Ai ka nënvizuar se kontratës koncesionare të porto Romanos po i ndryshohet thelbi nga një pikë e shkarkimit të hidro krabureve në një port ku do të shkarkohen këtej e tutje edhe mineralet. Dhe sipas Bushatit me këto politika që po ndjek PS, po i jep dorë opozitës hipoktite demokrate dhe presidentit të republikës të shfaqen si mbrojtës së pronës publike.

"Interesin publik duhet ta mbrojmë ne. Ne jemi Partia Socialiste, ne jemi partia e progresistëve. Jemi partia që kemi ardhur në pushtet në 2013 dhe kemi thënë që do i anulojmë koncesionet, kemi thënë që po keqpërdoret pasuria e përbashkët" ka këmbëngulur ai.

Por, parlamenti edhe me votat e opozitës fallco e ka votuar kontratën e re koncesionare pas një ndërhyrje të Taulant Ballës që ka mbrojtur versionin e qeverisë. "Sot Kuvendi po shqyrton shtesë të një kontrate të një koncesioni që ka 6 vite që është miratuar nga qeveria dhe Kuvendi që edhe në atë kohë që u miratua ka qenë edhe opozita e vjetër dhe është votuar me konsensus nga gjithë kuvendi dhe nuk besoj se në qeverinë ku ka qenë edhe kolegu im të ketë votuar kundër kolegu" duke bërë sikur nuk e kuptonte se Ditmir Bushati po fliste për një kontratë të ndryshuar në thelb, pra një të re dhe jo për koncesionin e dhënë në 2015-ën..  

 ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/videos/3067604586636296/?q=ditmir%20bushati&epa=SEARCH_BOX

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI