Flash

Fergusoni i Lazios është Inzaghi: presidenti Lotito e do teknikun deri në 2025

Lapsi.al 1 May 2020
Fergusoni i Lazios është Inzaghi: presidenti Lotito e do teknikun deri

Një Ferguson tek Lazio. Natyrisht nuk bëhet fjalë për Sir Alex, legjendën e Manchester United, por për Simone Inzaghi, që Claudio Lotito shpreson ta bëjë modelin e skocezit në kryeqytet. Në ditët e fundit ka patur një përshpejtim në tratativën për rinovimin e kontratës, aktualisht në skadencë në 2021: Lotito është i gatshëm ti ofrojë një zgjatje të kontratës deri në 2025, me objektivin për ta bërë atë një Ferguson bardhekaltër.

Tekniku i ka impresionuar të gjithë me sezonin e bërë me Lazion e këtu natyrisht bëjnë pjesë edhe drejtuesit e lartë bardhekaltër, presidenti Claudio Lotito e drejtori sportive Igli Tare. Kështu, është e pashmangshme që bashkëpunimi entuziast mes palëve të jetë i destinuar të vazhdojë ende për shumë kohë. Për Inzaghi, natyrisht, do të ketë një përmirësim të ndjeshëm edhe në pagesë, që do të kalojë nga 2 në 3 milionë euro sezonalë plus bonus. Kontaktet janë të shpeshtë, sidomos tani që kampionati është ndaluar dhe impenjimet janë të pakta.

Nëse firma do të mbërrijë së shpejti, Inzaghi mund të përqendrohet në luftën titull (gjithnjë nëse Serie A rifillon) e në një rekord të rëndësishëm: i mjaftojnë 12 ndeshje në pankinën bardhekaltër për të kaluar Lorenzo e Zoff e të bëhet trajneri me më shumë prezenca në historinë e klubit. Vullneti është i njëjtë për të dy palët edhe pse, për një seri arsyesh, është e mundshme që kur të hidhet firma mbi kontratë, rinovimi të mos shkojë përtej 2023.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI