Flash

Nuk do të kthehet? Ronaldo në Torino brenda fundjavës

Lapsi.al 1 May 2020
Nuk do të kthehet? Ronaldo në Torino brenda fundjavës

Pas alarmit fals të disa ditëve më parë, kur ardhja e tij dukej e kryer – e që më pas u mohua -, këtë herë Cristiano Ronaldo është realisht gati të kthehet në Torino, duke mbyllur qendrimin e tij në Madeira. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja torinezë Tuttosport, gjithnjë pranë cështjeve të Juventus, sipas të cilëve kampioni portugez do të jetë në Itali brenda fundjavës. Cështje ditësh, me pak fjalë, edhe pse, në pritje të vendimit të qeverisë, futbolli përgatitet të rinisë nga 18 maji e, duke konsideruar karantinën e detyrueshme për personat që kthehen nga jashtë, është koha e duhur.

Fakti është se Cr7 është gati vërtetë të largohet nga Portugalia, ku ka vijuar të stërvitet fort privatisht në muajin e fundit, e ti përgjigjet thirrjes së Juventus. Grumbullim që, në realitet, zyrtarisht nuk ka ardhur ende, por që do të bëhet orët e ardhshme. Janë disa në fakt bardhezinjtë që janë larguar nga Italia e, me përjashtim të Pjanic, që është kthyer, të gjithë duhet të bëjnë 14 ditë karantinë për të qenë të disponueshëm në datën 18.

Në Torino, tashmë numërohen orët – e mundshme që Ronaldo të mbërrijë sot me jet-in e tij privat - gjë që do të mbyllte edhe zërat e ditëve të fundit se portugezi refuzon të kthehet në Itali. Kjo lëvizje tregon krejt të kundërtën, brenda maksimumi tre ditëve Juventus do të ketë gati lojtarin më të stërvitur: Ronaldo që në Madeira pati në dispozicion një stadium vetëm për të.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI