Flash

Setien kthen ethet tek Inter: "Lautaro lojtar i madh, Barcelona e interesuar për të mëdhenjtë"

Lapsi.al 1 May 2020
Setien kthen ethet tek Inter: "Lautaro lojtar i madh, Barcelona e

Barcellona-Lautaro Martinez është telenovela e destinuar të dominojë merkaton e kësaj vere e që as vetë tekniku katalanas Quique Setien nuk ka ndërmend ta shuajë: "Èshtë një lojtar i rëndësishëm, një lojtar i madh e Barcellona është gjithnjë e interesuar për lojtarët e mëdhenj". Tekniku blaugrana ndërkohë ka anashkaluar një shkëmbim të përfolur me Juventus: "Pjanic për Arthur? Askush nuk më ka thënë gjë e sidoqoftë braziliani dëshiron të qendrojë. E kuptoj: nuk do të largohesha nga një skuadër e tillë, me mundësinë për të luajtur me më të mirin në botë".

E në lidhje me Messi, Setien, duke folur për La Gazzetta dello Sport, qetëson tifozët e tij: "Nuk do të largohet me parametër zero. Leo e Barça do të jenë gjithnjë të bashkuar, kaq". Kampioni argjentinas është gjithashtu një joshje për të tërhequr Lautaro Martinez. "e qartë që për shumë futbollistë fakti se mund të luajnë me Messi përfaqëson një plus të jashtëzakonshëm".

Në fund, fjalë vlerësimi edhe për Fabian Ruiz që e kishte patur nën urdhëra tek Betis Siviglia: "Kam punuar me të një vit, mjaftueshëm për të më treguar që është një lojtar i madh, i nivelit të jashtëzakonshëm". Jo rastësisht, mesfushori i Napoli ka mbi vete interesimin e blaugranave, përvec se të Real Madrid...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI