Flash

Tronditet Bundesliga kur pritej starti: 3 raste pozitivë me koronavirus tek Koln

Lapsi.al 1 May 2020
Tronditet Bundesliga kur pritej starti: 3 raste pozitivë me koronavirus tek

Nga Gjermania mbërrijnë lajme të këqija për një rifillim të mundshëm të kampionatit, pas ndalimit të diktuar nga pandemia koronavirus. Pas ditë pas rifillimit të stërvitjeve nga klubet e Bundesligës, Koln ka komunikuar se janë regjistruar tre raste pozitiviteti brenda klubit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë shoqëria gjermane: “Koln të enjten ka bërë testet për koronavirus të gjithë skuadrës, ashtu si stafit teknik e atij mbështetës. Tre persona kanë rezultuar pozitivë, të gjithë pa simptoma."

"Pas një vlerësimi të rasteve nga ana e autoriteteve shëndetësore përgjegjëse - shkruhet në komunikatë - tre personat që kanë rezultuar pozitivë i janë nështruar një karantinë 14 ditore në shtëpi. Koln nuk konfirmon asnjë emër për respekt të privatësisë së personave të interesuar".

Stërvitjet e skuadrës megjithatë do të vazhdojnë: “Stërvitja e Koln mund të vazhdojë sipas parashikimeve, duke parë masat e kontrollit, të higjenës e të infeksioneve që janë në fuqi nga 6 prilli në formacionin e grupit. Parakushti për këtë është që grupi përkatës i njerëzve të testohen më tej siç kërkohet nga koncepti mjekësor i “Task Force Sports Medicine / Special Game Operation” të DFL në Football League gjermane”.

Për të shpjeguar në detaje procedurën e përdorur nga futbolli gjerman ka menduar doktor Tim Meyer: “Tani shohim në jetën e cdo dite se koncepti ynë njeh e redukton rreziqet në një fazë fillestare. Do të jemi gjithnjë në kontakt të ngushtë me autoritet sanitare kompetente e ekspertët mjekësorë. Jemi të bindur që me metodat tona mund ti lejojmë lojtarëve të ushtrojnë profesionin e tyre me mbrojtjen më të mirë të mundshme nga infeksionet”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI