Flash

"Isha në psikozë, pasi mësova infektimin me Covid 19: Matuidi rrëfen panikun e përjetuar

Lapsi.al 2 May 2020
"Isha në psikozë, pasi mësova infektimin me Covid 19:

Mes lojtarëve të Serie A që u goditën nga koronavirus është edhe Blaise Matuidi, që pas frikës së madhe mund të quhet tani jashtë makthit, pas tamponit të fundit që rezultoi negativ në 15 prill. Mesfushori i Juventus ka folur për eksperiencën e tij me virusin në një lidhje direkte me ish-shokun e skuadrës Benatia, në kanalin Youtube 'Bros Stories': “Sinqerisht ishte e vështirë. Kur isha pozitiv nuk mund të dilja as të bëja pazar e pastaj kur rifillova të dal isha në psikozë", ka thënë ai.

"Mundohesh gjithnjë të sigurohesh se personat nuk janë shumë afër, duhet të jesh mendërisht i fortë. Nevojitet kohë, kjo është një situatë e re për të gjithë ne - ka shtuar francezi, duke zbuluar se kur mori vesh lajmin e pozitivitetit, goditja psikologjike ishte e fortë - Nuk kisha simptoma, por sapo e mora vesh mbeta i shokuar, isha në panikun më të madh të mundshëm, kisha frikë për familjen e miqtë e mi. Ishte e vështirë për ata, por isha në gjendje ti qetësoj. Nuk është një periudhë e bukur, duam vëretët që e gjithë kjo të mbarojë sa më shpejt. Pyes veten cfarë do të ndodhë me futbollin e jetën e përditshme”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI