Flash

Mourinho rrëfen humbjen e vetme që e ka bërë të qajë: "Atë sezon ishim skuadra më e mirë e Europës"

Lapsi.al 2 May 2020
Mourinho rrëfen humbjen e vetme që e ka bërë të

Edhe José Mourinho mund të qajë për një humbje. E ka zbuluar vetë ai në një intervistë ekskluzive për Marca. Portugezi ka rrëfyer se është përlotur pasi humbi gjysëmfinalen e Champions kundër Bayern Mynih, në 2012, kur Mou drejtonte Real Madrid: "Ajo natë është e vetmja në të cilën kam qarë pas një ndeshje futbolli. E kujtoj mirë: unë e Aitor (Karanka) parkuam makinën para shtëpisë e nisëm të qanim. Ishte shumë e vështirë të pranonim humbjen, në atë sezon ishim skuadra më e mirë e Europës".

Në sezonin 2011-12 Mourinho ka thyer rekordin e Real Madrid për pikë e gola. Ndoshta pika më e lartë e karrierës së tij si trajner. "Është shumë e vështirë për mua të them nëse ishte pika më e lartë apo jo - ka thënë ai -. Por natyrisht ka qenë një moment shumë i rëndësishëm sepse ndodhi në një periudhë speciale në të cilën dominonte Barcellona. Ti jepje fund atij dominimi e ta bëje duke arritur një rekord pikësh e një rekord objektivash të tillë e bëri edhe më interesant e të rëndësishëm, në momentin që e bëmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jo vetëm se fituam la Liga, por sepse shkruam historinë".

Ka dicka që e bën krenar Mourinho, ka fituar në të gjithë vendet ku ka drejtuar. "Ajo është tripleta ime e vecantë, nëse lëmë mënjanë kampionatin portugez, natyrisht. Doja të fitoja e të kisha sukses në Itali, Angli e Spanjë. E jam i vetmi trajner që e kam bërë. E vërteta është se doja të futesha në historinë e futbollit në atë mënyrë, por edhe të fitoja me Real Madrid".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI