Flash

Investigimi/ Nuk është koha për të blerë shtëpi në Tiranë. Çmimet do bien

Lapsi.al 4 May 2020
Investigimi/ Nuk është koha për të blerë shtëpi

Ndonëse as ndërtuesit e mëdhenj dhe as agjensitë imobiliare nuk pranojnë që tani për tani të ketë një rënie çmimesh në tregun e banesave si rrezultat i krizës ekonomike që ka trokitur, ato rrezikojnë të ulen ndjeshëm. Ky është pak a shumë përfundimi që nxjerr një investigim i revistës ekonomike Monitor, e cila flet për një ngrirje të tregut të shitjeve blerjeve të apartamenteve në Tiranë (lexo këtu).

“Në këta dy muaj karantinë transaksionet janë reduktuar në mënyrë drastike, rënia është 70 deri në 80%. Kjo ka ndodhur për shkak të mbylljes, por nga ana tjetër ka ndikuar edhe psikologjia e blerësit në këtë periudhë krize, i cili është i pasigurt për një investim të madh. Edhe nga bankat është ngadalësuar procesi i shqyrtimit të kredive, sepse një pjesë e qytetarëve kanë dalë pa punë, të ardhurat u janë reduktuar dhe po rivlerësohen nga bankat. Për disa raste që kemi pasur në proces nga bankat, shqyrtimi mesatarisht zgjat 1 deri në 2 muaj” i ka thënë Monitor, Juliana Nela, e agjensisë “Remax”.

Ndër faktorët e këtij stanjacioni, përpos ngadalësimit të kredive mendohet të jetë efekti psikologjik i krizës, rënia e kërkesës për blerje nga emigrantët dhe stopimi i atyre që iu janë prerë pagat. Megjithëatë rënia e çmimeve ende nuk ka filluar dhe ajo pritet të ndihet brenda tre katër muajve, në vartësi të parasë informale që qarkullon në treg, dhe në vartësi të efektit që do të ketë amnistia fiskale e nisur nga qeveria.

Lexo me tej:

Amnistia fiskale/ Cilat janë dyshimet dhe kush përfiton?

Shpresa e vetme e atyre që po ndërtojnë në Tiranë është fakti se sipas llogarive janë 22 mijë familje që aktualisht jetojnë me qera në kryeqytet, dhe që përbëjnë një fond potencial blerësish. Por ato janë kryesisht familje pa shumë të ardhura dhe ato do e kenë të vështirë të shndërohen në blerëse ndërkohë që politika e bankave është që financon maksimumi 80% të vlerës së një apartamenti të ri. 

←Çmimet para krizës

Përpos krizës raportin mes kërkesës dhe e ofertës mendohet ta zbresë edhe fakti se në kryeqytet ngado po ndërtohet, madje në bashki ndodhen edhe 300 kërkesa të reja për leje të reja. Prandaj kush po bën plane për një apartemant të ri duhet të tregohet i duruar. Për tre ose katër muaj pritet ulje çmimesh.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI