Flash

Juventus tall Interin me kampiontin e humbur ndeshjen e fundit: përgjigjen e 5 majit e jep Materazzi

Lapsi.al 5 May 2020
Juventus tall Interin me kampiontin e humbur ndeshjen e fundit: përgjigjen
Data 5 maj vazhdon të ndajë tifozët bardhezinj me ata zikaltër. Për Juventus mbetet për gjithnjë dita e titullit numër 26, që erdhi me fitoren kundër Udinese e njëkohësisht humbjen e Inter kundër Lazios në javën e fundit, në një nga përmbysjet më të jashtëzakonshme të historisë së Serie A. Për Inter, ndërkohë, përfaqëson ditën e fitores së Kupës së Italisë 2010, shkalla e parë në ngjitjen e asaj "Triplete" që mbetet edhe sot një arritje e pabarazuar në Itali. Përplasjet e tifozëve në rrjetet sociale, 18 vjet nga i pari i dy episodeve, nuk kanë munguar edhe në këtë përvjetor, që është pasuruar edhe më shumë nga një batutë e kundërbatutë: Juventus ka publikuar një sintezë video të asaj pasdite të paharrueshme, me festimet e Del Piero, Conte e të tjerëve në përfundim të takimit. Atë në të cilën, Materazzi i përlotur i ankohej lojtarëve të Lazios përse nuk toleruan, duke i kujtuar fitoren që i pati dhënë kur luante me Perugia, duke mundur bardhezinjtë në javën e fundit... Ndoshta edhe për këtë fakt, ish-mbrojtësi, nga ana tjetër, është përgjigjur në mënyrën e tij, duke postuar fotot e finales së Kupës e duke e kujtuar si "lindja e Tripletës sonë, mbrëmja që nuk ka mbaruar ende e ëndërrës tuaj më të keqe". Në fund, edhe kjo është e bukura e futbollit...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI