Flash

Klauzola Real, që nuk lë të qetë PSG: Mbappe pranë rinovimit

Lapsi.al 5 May 2020
Klauzola Real, që nuk lë të qetë PSG: Mbappe pranë

Kylian Mbappé është një hap larg rinovimit me klubin e tij Paris Saint Germain. Sipas "AS" Mbappé po e ndërmerr vërtetë këtë lëvizje, por brenda akordit ka një klauzolë që i lejon Real Madrid të mund të blejë sulmuesin. Florentino Perez ishte gati ta merrte Mbappé në Madrid në 2021, por kriza botërore i ka tronditur planet e klubeve më të pasura, duke frenuar dëshirën e presidentit të Real për të sjellë në Bernabeu si një galacticos sulmuesin e Paris Saint Germain.

Rinovimi i mundshëm i kontratës, dukej se i shkatërroi ëndërrat e Zidane për të patur në dispozicion sulmuesin e talentuar francez. Por, sepse ka gjithnjë një por, klauzola e kërkuar nga vetë Mbappé, sipas së cilës mund të lirohet në rast të një thirrje nga klubet më prestigjoze europiane, i jep akoma shpresë klubit madrilen.

Francezi është futbollisti më i kërkuar në botë, pasi në javët e fundit zërat e merkatos kanë ngritur tymnajën e një krizë të sulmuesit me Psg, shkaktuar nga vullneti për të mos rinovuar kontratën në skadencë në 2022. Kampioni i botës ka qenë gjithnjë ëndërra e ndaluar e Real Madrid, por tani në lojë është futur edhe Liverpool e Juventus, duke detyruar francezin të thyejë heshtjen me një mesazh të kriptuar në Tëitter. “Të gjithë flasin, por asnjë nuk e di. Më mungon Psg” kishte deklaruar ai, duke hapur rrugën e rinovimit, që në fakt ka një kleckë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI