Flash

Higuain largohet gjithnjë e më shumë nga Juventus, por i ati mendon ndryshe

Lapsi.al 7 May 2020
Higuain largohet gjithnjë e më shumë nga Juventus, por i ati

Data e rikthimit të Itali nuk është fiksuar ende. Sipas asaj që filtron nga stafi i lojtarit, Pipita dëshiron të zgjidhë gratis, një vit para kohe, kontratën që e lidh me Juventus e të firmosë menjëherë për River Plate. Për bardhezinjtë do të ishte më e leverdisshme zgjidhja e një huazimi në Europë. Një mundësi më e mirë se ajo për të mbajtur argjentinasin në Torino deri në skadencë.

Tani nuk mbetet vecse të gjendet një alternativë. Hipoteza që con tek Icardi është për momentin e bllokuar, duke marrë në konsideratë ushtrimin e të drejtës së blerjes nga ana e Psg. Në orët e fundit janë shtuar dy hipoteza që duken më shumë se thjesht zëra: ato që të cojnë tek Gabriel Jesus i Manchester City e Timo Werner i Leipzig.

Vështirë ta marrësh brazilianin nga Guardiola, e komplikuar të arrish tek i dyti, i kërkuar nga gjysma e Europës. Mbetet edhe hipoteza Milik, por që varët nga tratativa për rinovimin e Napolit.

I ATI I HIGUAIN FRENON: "DO TË RESPEKTOJË KONTRATËN"

"Nuk është moment të kthehet tek River Plate, ka ende një vit kontratë me Juventus e do ta respektojë". Kështu, Jorge Higuain, i ati i Gonzalo, qendërsulmuesi argjentinas i Juventus, ka theksuar për TNT Sports dëshirën e Pipita për tu kthyer në Torino. Gjithnjë në lidhje me një rikthim tek River Plate, ai ka thënë: "Nuk më pëlqen të flas tani sepse bëhet fjalë për një fantazi. Merkato europiane është shumë ndryshe nga ajo argjentinase e një lojtar si im bir nuk mund të kthehet për momentin tek River".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI