Flash

Takim blitz, Duka kërkon aleancë nga presidenti Meta: zbardhen detajet e protokollit të FSHF-së

Lapsi.al 7 May 2020
Takim blitz, Duka kërkon aleancë nga presidenti Meta: zbardhen detajet

"Nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti” është kjo fraza e fundit e përdorur nga presidenti Ilir Meta që shpreh qartë pozicionimin në favor të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për të rinisur sa më shpejt futbollin. Pikërisht për të siguruar më shumë mbështetje, presidenti i FSHF-së është pritur në presidencë nga kreu i vendit Ilir Meta. Në qendër të bisedimeve ka qenë cështja më e nxehtë e momentit dhe ngërci i krijuar mbi protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur: “Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend". shkruhet në një shënim të presidentit Meta.

Futbolli është në pritje të një përgjigje nga autoritet për të rinisur aktivitetin, por tentativa për ti përshpejtuar hapat, përmes formulimit nga ekipi mjekësor i FSHF-së të një protokolli sanitar, është bllokuar nga Ministria e Shëndetësisë që ka saktësuar se i takon asaj hartimi i protokollit. Sipas asaj që kuptohet kreu i vendit ka dhënë mbështetje për futbollin, për të rinisur sa më shpejt, duke u vendosur në të kundërt të qendrimit të Kryeministrit Edi Rama.

Draft-Protokolli Sanitar Koronavirus

Ndërkohë, në protokollin e hartuar sipas modelit gjerman, (linku më sipër) është menduar që maksimumi 165 persona do të mund të angazhohen në një ndeshje futbolli. Por për shkak të ndarjes në zona, nuk do të jetë i mundur grumbullimi i më shumë se 90 personave në të njëjtën kohë. Gjithashtu parashikohen teste të rregullta për koronavirusin për lojtarët dhe stafin teknik, duke specifikuar që rezultatet e testit të lojtarëve të bëhen të ditura jo më vonë se ora 10 të e mëngjesit të ndeshjeve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI