Flash

Virusi përhapet edhe seksualisht. Gjurmë edhe tek sperma e pacientëve të shëruar

Lapsi.al 8 May 2020
Virusi përhapet edhe seksualisht. Gjurmë edhe tek sperma e

Coronavirusi i ri mund të vazhdojë të ekzistojw në spermën e meshkujve edhe pasi ata të kenë filluar të shërohen. Ky është një konstatim i nxjerrë të enjten nga studiuesit kinezë, i cili rrit mundësinë që virusi të transmetohet seksualisht, shkruan CNN. Një ekip në Spitalin Komunal Shangqiu testoi 38 pacientë meshkuj të trajtuar atje në kulmin e pandemisë në Kinë, në janar dhe shkurt.

Dhe rreth 16 për qind e tyre kishin prova të coronavirusit në spermën e tyre, raportoi ekipi në revistën JAMA Network Open.

Rreth një e katërta e tyre ishin në fazën akute të infeksionit dhe gati 9 për qind e tyre ishin duke u shëruar, raportoi ekipi.

“Ne zbuluam se SARS-CoV-2 mund të jetë i pranishëm në spermën e pacientëve me COVID-19, dhe SARS-CoV-2 mund të zbulohet në spermën e pacientëve që shërohen”, ka shkruar Diangeng Li nga Spitali i Përgjithshëm i Ushtrisë së Popullit Kinez dhe kolegët e tij.

“Edhe nëse virusi nuk mund të ‘kopjohet’ në sistemin riprodhues të mashkullit, ai mund të vazhdojë, ndoshta mund të rezultojë nga imuniteti i privilegjuar i testikujve”, shtoi ekipi.

Imuniteti i privilegjuar do të thotë që sistemi imunitar nuk mund të arrijë plotësisht atw zonw tw trupit për të sulmuar ‘pushtuesit viralë’.

Megjithatë, sipas shkrimit të CNN, ky nuk është një konstatim befasues pasi shumë viruse mund të jetojnë në traktin riprodhues të mashkullit.

Të dyja viruset Ebola dhe Zika u zbulua se përhapen me spermë, ndonjëherë disa muaj pasi një pacient mashkull ishte shëruar.

Gjithsesi, ende nuk është e qartë nëse coronavirusi mund të përhapet në këtë mënyrë pasi gjetja e provave të virusit nuk do të thotë se është infektive.

“Nëse mund të vërtetohet se SARS-CoV-2 mund të transmetohet seksualisht në studimet e ardhshme, transmetimi seksual mund të jetë një pjesë kritike e parandalimit të transmetimit”, ka shkruar ekipi.

Të këshilluara

Lamtumirë pushime vere 2020?

Si do të pushojnë europianët këtë vit? Ministrat e Turizmit të BE nuk kanë ndonjë plan kohor për rigjallërimin e udhëtimit. Por nëse do të ketë pushime pas pand...

16:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI