Flash

"Balotelli për tu kapur me shpulla, me Melo mund të rriheshe cdo ditë": Chiellini sulm frontal ndaj të dyve

Lapsi.al 9 May 2020
"Balotelli për tu kapur me shpulla, me Melo mund të rriheshe cdo

Në fushë Chiellini nuk i bën zbritje askujt, por sic duket nuk i bën as në fletët e autobiografisë së tij "Unë, Giorgio". Në librin e kapitenit të Juventus nuk ka fjalë të buta, sidomos për Balotelli e Melo. "Mario është një person negativ, pa respekt për grupin - shkruhet aty -. Në Confederations Cup, në 2013, nuk na ndihmoi për asgjë, njeri për ta kapur me shpulla". "Një më i keq ishte Felipe: më i keqi i të keqes - vazhdoi libri -. Me të rrezikohej gjithnjë rrahja. Ia thashë edhe drejtuesve: është një mollë e kalbur".

Fjalë të rënda, që i lënë pak hapësirë interpretimeve. "Nuk kam mëri e as më intereson të kem, nëse do të më takojë të ndaj dicka me ta do ta bëj - ka shpjeguar Chiellini për Repubblica -. Nuk jam miku më i mirë i të gjithëve, por janë dy të vetmit që kanë shkuar përtej një limiti të pranueshëm". "Për mënyrën si jam gatuar, problemi nuk është nëse luan mirë ose keq, apo ndonjëherë nuk është mbrëmja jote, por kur të mungon respekti e brenda nuk ke asgjë - vazhdoi ai, duke rritur dozat e sulmit kundër Balo e Melo -. Një herë ndodh, por kur është e zakonshme jo".

"Në fushë del një pjesë e imja që nuk ekziston në jetë e që kam mësuar ta kontrolloj - ka shtuar mbrojtësi i Juventus -. Në fushë 'urrej' Inter, pastaj jashtë qeshim të gjithë bashkë". "Mesazhi i Javier Zanetti pas dëmtimit është ai që ma bëri qejfin më shumë", ka përfunduar Chiellini duke folur për autobiografinë, të ardhurat nga e cila do të shkojnë për shoqatën “Të pakalueshmit”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI