Flash

Sherri mes grave të Rooney e Vardy përfundon në gjykatë: dështojnë “negociatat”

Lapsi.al 11 May 2020
Sherri mes grave të Rooney e Vardy përfundon në gjykatë:

Marrdhënia mes gruas së Wayne Rooney e asaj të Jamie Vardy nuk është përmirësuar. Coleen Rooney e kishte denoncuar publikisht Rebekah Vardy se - për mendimin e saj - ka shpërndarë informacione personale e intime në tabloidet angleze. Gruaja e Vardy, nga ana e saj, e ka mohuar kategorikisht, duke kthyer mbrapsht akuzat. Jo me parë se ë deklaronte të përfunduar miqësinë e tyre.

Sipas një burimi pranë familjeve – bën të ditur Mirror – konflikti nuk është zgjidhur akoma. Ka patur madje disa negociata me videothirrje në Zoom, që janë bërë këtë javë. “Èshtë një mëkat që kanë arritur deri këtu, por nuk ka mënyrë tjetër. Coleen ka shumë prova e nuk ka frikë ti tregojë”, ka siguruar ky burim për tabloidin britanik. “Fatkeqësisht, është e qartë se pozicioni i tyre është larg tani. Një cështje në Gjykatë tani duket e paevitueshme e do të kushtojë shumë para, do të tërheqë shumë vëmendje e do të marrë titujt kryesorë në gazeta”, ka zbuluar The Sun në lidhje me situatën mes protagonisteve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI