Flash

Pa flokë, mjekër e vetulla, Vialli i tmerruar nga kanceri: "Kam frikë se kthehet"

Lapsi.al 13 May 2020
Pa flokë, mjekër e vetulla, Vialli i tmerruar nga kanceri: "Kam

Gianluca Vialli është kthyer të flasë për luftën e tij kundër tumorit në pankreas. Një betejë e egër, që ish-kampioni i Sampdorias ka rrëfyer për Times, duke treguar edhe gjithë frikërat e tij për të ardhmen. "Fizikisht jam mirë e kam rifituar muskujt - shpjegoi ai -, por jam ende i frikësuar dhe i shqetësuar". "Sa herë zgjohem ose shkoj në shtrat me pak dhimbje barku ose koke, apo me pak temperaturë, mendoj menjëherë 'o Zot, u kthye'. Besoj do të duhet kohë përpara se të arrij ta lë pas këtë ndjesi", shtoi ai.

Një frikë që vështirë se mund të kontrollohet, e shënjuar thellësisht nga ndërhyrja kirurgjike, nga kemio e nga radioterapia. Dy vite të tmerrshëm, në të cilin Vialli ka humbur gati 16 kg, flokët, mjekër e vetulla. E edhe sigurinë. "Në këtë situatë je i brishtë e nuk mund ta dish nëse e ke mundur sëmundjen deri kur kalojnë disa vite pa patur probleme", ka shpjeguar Vialli duke treguar frikën e tij.

Në luftën kundër kancerit, përkrah Gianluca ka qenë gjithnjë gruaja e tij angleze Cathryn e dy vajzat adoleshente. Një prezencë konstante që i ka dhënë qetësinë e i ka kthyer dëshirën për të buzëqeshur. "Vajzat e mia më kanë ndihmuar duke më pikturuar vetullat e i kam kërkuar këshilla gruas për të përdorur turkim - ka treguar Vialli -. Kem,i qeshur, duhet të qeshësh, ke nevojë të gjesh anën zbavitëse, nëse mundesh". "Por kishte ditë që mbyllesha në banjë për të mos më parë kur qaja", përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI