Flash

Shevchenko lëshon sfidën për pankinën e Milan: "Mendoj gjithnjë të bëhem trajner i kuqezinjve"

Lapsi.al 13 May 2020
Shevchenko lëshon sfidën për pankinën e Milan: "Mendoj

Dashuria për Milan nuk i është larguar kurrë e nuk ka rëndësi nëse kanë kaluar vite e se nga fusha ka kaluar në pankinë. Andriy Shevchenko vazhdon të imagjinojë veten kuqezi: "Do të jetë gjithnjë mendimi im i parë të kthehem tek Milan për të kërkuar të jem trajneri i skuadrës - i ka thënë ukrainasi gazetarit Carlo Pellegatti në direkt në Instagram -. Milan është brenda zemrës sime, dua shumë tifozët e më pëlqen që një ditë të stërvis aty. Të shohim kur do të jetë".

Sheva e pankina e Milan, është një lojë e hapur. Ai pas të tjerëve ish-shokë të skuadrës, nga Seedorf tek Inzaghi deri tek Brocchi e Gattuso, kërkon të marrë drejtimin e skuadrës së zemrës. Në fakt, të gjithë, ndoshta përvec Rinos, ishin viktimë të një dështimi të lajmëruar. "Milan sot - shpjegon ish-sulmuesi kuqezi duke iu referuar inatit të Maldinit me Rangnick, kandidati numër një për rolin e trajnerit kuqezi - duhet të përpiqet të përfundojë sa më mirë mundet sezonin. Duhet të japin të gjithë maksimumin për të mbyllur mirë sezonin. Pastaj do të shihet cfarë do të ndodhë e cfarë të ardhme do të kenë kuqezinjtë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI