Flash

"Jam entuziast që do garoj për Ferrarin": Sainz zyrtarizohet nga skuderia italiane

Lapsi.al 15 May 2020
"Jam entuziast që do garoj për Ferrarin": Sainz zyrtarizohet
Tani është zyrtare: Carlos Sainz do të garojë me Ferrarin duke nisur nga sezoni i ardhshëm, në vend të Sebastian Vettel. Skuderia e Maranellos, në fakt, ka njoftuar akordin me pilotin e ri spanjoll, për sezonet 2021 e 2022, si pilot mbështetës i Charles Leclerc. I lindur në Madrid në 1° shtator 1994, Carlos ka tashmë të grumbulluar një eksperiencë domethënëse në kampionatin e botës të Formula 1, në të cilin ka zhvilluar 102 Cmime të Mëdha në harkun e pesë viteve, duke marrë si pozicionimin më të mirë vendin e gjashtë në klasifikimin për pilotë në 2019, vit në të cilin është ngjitur për herë të parë edhe në podium, me vendin e tretë të arritur në Cmimin e Madh të Brazilit. Carlos Sainz ka realizuar kështu ëndërrën e tij, të garojë për Ferrarin në F1, por mbetet me këmbë në tokë edhe sepse duhet të impenjohet ende këtë vit me McLaren. "Jam shumë i lumtur që kam mundësinë të garoj për Skuderinë Ferrari nga 2021 e jam entuziast kur mendoj të ardhmen me këtë skuadër. Kam ende një vit të rëndësishëm për të garuar me McLaren Racing e mezi pres të kthehem të garoj në këtë sezon", ka shpjeguar spanjolli.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI