Flash

Shembja e teatrit/ Rama i trembet burgut, dy herë nuk firmosi vetë

Lapsi.al 15 May 2020
Shembja e teatrit/ Rama i trembet burgut, dy herë nuk firmosi vetë
Edi Rama nuk e ka ndërprerë asnjëherë fushatën gojore se Teatri Kombëtar është një karakatinë që duhet shembur, por kur ka ardhur puna për të firmosur këto akte ai i është fshehur si skuth përgjegjësisë personale. Në të dyja rastet ai nuk ka firmosur vetë. Edhe kur çoi në parlamenti ligjin skandaloz special, që i falte truall shtetëror kompanisë Fusha, që eleminonte garën duke skandalizuar edhe Komisionin Europian dhe që i merrte kompetencat kushtetuese këshillit Bashkiak (atëherë Rilindja nuk kishte aty shumicën e cilësuar prej dy të tretave), ai ia la këtë përgjegjësi një zv kryeministreje kukull. Mos e humb:

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Kur erdhi puna që Këshilli i Ministrave ti’a kalonte për votim kuvendit këtë projektligj të miratuar në 27 qershor 2018, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për firmë zv/kryeministres Senida Mesi. Tani, dy vite më pas, kur pazari me Fushën u prish duke servirur publikisht arsye banale, kryeministri po ia lë topin pastruesit të zakonshëm të qenefit, Veliajt. Sipas ligjit shqiptar, as bashkia dhe as këshilli i saj nuk kompetencë për shkatërrimin e një godine me vlera historike dhe kombëtare. Këtë të drejtë e ka Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i cili kryesohet nga kryeministri. Ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit përcakton se të drejtën për dhënien e lejeve të ndërtimit (përfshirë prishjen) për objekte të rëndësisë kombëtare e ka KKT-ja. Për të mos lënë asnjë shteg interpretimi subjektiv, nëse është apo jo objekt me rëndësi kombëtare ndërtesa e Teatrit Kombëtar, Rregullorja për zhvillimin e territorit ka parashikuar shprehimisht se për dhënien e lejeve të ndërtimit për teatrot kombëtarë është përgjegjës Këshilli Kombëtar i Territorit. Teatri Kombëtar/ Tërheqja e gënjeshtërt e Lali Erit Pra nuk ka asnjë dyshim se ky është një akt për të cilin përpos fjalëve Rama duhet të merrte edhe përgjegjësinë juridike. Por ai ka rrefuzuar për herë të dytë të firmosë. Duke bërë përgjegjëse herën e parë Senida Mesin dhe deputetët që votuan ligjin special dhe herën e dytë, Erion Veliajn si kryebashkiak, Toni Gogun si kryetar Këshilli që organizoi mbledhje fallco dhe antarët socialist që pranuan të gëlltisëin këtë lugë çorba pa kundërshtuar. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI