Flash

Shqiptari që lutet për jetën, fotografia që tronditi botën 30 vjet më parë

Lapsi.al 15 May 2020
Shqiptari që lutet për jetën, fotografia që tronditi

Në foton më lart është shqiptari Hajrush Ziberi që lutet për jetën e tij, pasi është kapur nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991. Ai u torturua dhe më pas u vra nga “Tigrat e Arkanit”. Fotografia është realizuar nga Ron Havivi, një fotograf amerikan. Shqiptari nga Maqedonia jetonte në Bijelinë të Bosnjës Hercegovinës dhe u vra në moshën 24-vjeçare. Me origjinë Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

Bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu. Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikemtën. Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje. U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros si N.N. (No name). Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004. Ekziston edhe një foto tjetër e Hajrushit (më poshtë) në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë, por para aparatit i japin ujë.

Image

“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. “Tigrat” ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi i vranë 4 civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, - ka treguar fotografi Haviv vite më vonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zanafilla e karantinës (VIDEO)

Përhapja globale e një koronavirusi me origjinë nga Kina, ka bërë që shumë udhëheqës botërorë të zbatojnë një traditë të lashtë për të kontrolluar sëmundjen: ka...

10:27

Historia e përgjakur e "1 majit"

Sot është ”1 Maji” që njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Qysh kur ”1 Maji” është shpallur si dita botërore e punëtorëve, ajo përkujtohet me protesta ...

09:59

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI