Flash

Skandali/Rama shfrytëzon pandeminë kërcënon me mbyllje Ora News

Lapsi.al 15 May 2020
Skandali/Rama shfrytëzon pandeminë kërcënon me mbyllje Ora

Pranë televizionit Ora News ka mbërritur njoftimi për mbylljen e aktivitetit dhe dënimet me dy gjoba 20 milionë lekë me pretekstin e prezencës të më shumë se dy personave në studio. Vendimi është marrë me pretendimin e shkeljes së rregullave anti-Covid në transmetimet televizive ku pas dy gjobave të njëpasnjëshme, urdhërohet ndërprerja e sinjalit nga vetë television dh në rast mosszabtimi administrator i tij ndiqet penalisht.

"Vijnë dy gjoba ISHSH nga 20 milion dhe një kërkesë për mbyllje aktiviteti. Nuk e di se me çfarë vullneti një kryeministri në këto merr vendimin për mbylljen e një televizioni. Kjo është demokracia që duam të bëjmë ne? Në shumë vend evropiane janë bërë emisione me shumë se 3 veta. Kur në një kohë që të ftuarit në studio kanë qenë më mbi 2 metra larg” deklaroi drejtuesii Informacionit, Brahim Shima.

Ndërsa ikona e këtij ekrani, Sonila Meço dejtuese e emisionit “Tempora” ka deklaruar: “…qeveria mund të shembë, mund të ndërmarrë veprime me asnjë transparence, duke anashkaluar parlamentin dhe gjykatat. Pra, këtu është gjithë problemi, se kjo nuk është çështje vetëm e imja. Unë kam provuar edhe në vitin 2015 këtë gjë, ku pushteti është gjendur fajtor edhe në gjykata ndërkombëtare dhe nuk ka pasur pasojë” ka thënë ajo duke iu referuar mbylljes arbitarare të Agon Channel, që për fajin personal të ramës i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 100 milionë euro.

Meço botoi njekohesisht edhe foto te emisioneve në vendet perendimore ku pjesmarrja nuk eshte kushtezuar. Sopas cdo mendje të pasëmurë nuk mund të ndalosh pjesmërrjen në studio TV kur ke hapur taksitë për më shumë se dy vetë.

97004719_10217331094896942_5679512572949168128_o.jpg 98204219_10217331091656861_7387810285647560704_n.jpg 97984351_10217331093576909_4120936393692151808_o.jpg

Për këtë akt që dihet se nuk është vepër e inspektorëve të thjeshtë shëndetësorë dhe që shkon në vazhdën e represionit që të gjithë autokratët kanë ndërmarrë për të përfituar nga pandemia,kanë reaguar edhe politikanët e opozitës.Lulzim Basha deklaroi se “Ramavirusi infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës.Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median”.

 

Eni Vasili i shkruan Ramës: Kryeministër çliro studiot televizive

Ndërsa Monika Kryemadhi vuri gishtin direct mbi kryeministrin: 'Edi Rama është armik i demokracisë, i votës së lirë, i ekonomisë së tregut, i arsimit të të rinjve! Atë e tmerron çdo media që nuk e kontrollon. Atë e tremb çdo gazetar i lirë që nuk është në borderotë e tija të korrupsionit”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI