Flash

Incidenti i Bashës para selisë së PD/ Gazetarja: Do presësh zgjedhjet e qershorit?

Lapsi.al 17 May 2020
Incidenti i Bashës para selisë së PD/ Gazetarja: Do presësh

Akti barbar i prishjes së teatrit, në mënyrë të paligjshme dhe duke vënë nën këmbë një shtet personal që zbaton vetëm urdhrat, madje pa pritur as vendimet e gjykatës, është shenja e qartë se sistemi demokratik ka marrë fund. Por ai është gjithashtu edhe sinjali i parë se ky regjim nuk shporret me zgjedhje.

https://lapsi.al/2020/05/17/andi-bejtja-te-shkrihet-pd-dhe-lsi-po-se-bene-meta-te-masturbohet-me-kushtetuten-luli-te-kendoje-himnin-ne-banjo/

Ajo që ndodhi të shtunën, dhuna sistematike ndaj cdo lloj protestuesi në javët e fundit, amnistia fiskale për paratë e krimit, legalizimi i hashashit, heqja e policve me përvoje (mbi 55vjeç) për ti zëvendësuar me falangat e  andave të rilindjes po e bëjë të qartë përgatitjen për të mos dorzuar pushtetin demokratikisht.

Kush qeveris ne shkelje të ligjit, nuk e ka për gje ta përdhosë atë edhe në ditën e votimeve.

Vetëm Lulzim Basha ka mbetur "naivi" i fundit që ëndërron se kjo mund të ndodhë. Ai ka pasur një incident sot para PD me gazetaren Ambrozia Meta. Basha ka folur për teatrin dhe ka thënë se populli duhet të japë përtjigje masive me votë? Aty me të drejtë i ma ndërhyrë gazetarja që e ka pyetur nëse pas këtij kriminalizimi të pushtetit, duhet pritur qershori i ardhshëm. Lideri i PD është bukosur dhe shpërthyer në një sallatë fjalësh pa kuptim (Shiko videon pas minutës së 5).

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2807240072736773/

Vetëm mes opozitës shqiptare ka njerëz që besojnë se një rregjim i kriminalizuar mund të mundet pas organizimit të një feste demokracie siç janë zgjedhjet. Vetëm ata mund të besojnë se Rama do të bëhet ëngjëll qershorin e ardhshëm.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Profil/ Përdorimi i fundit i Rudina Hajdarit

Shkarkimi i Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar demokrat, nuk është veçse një etapë e trishtë e një historie qesharake. Kjo jo për faktin se ajo do të...

14:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI