Flash

Tetë të dëmtuar në gjashtë ndeshje të Bundesligës: Gjasula dëmtohet në ndeshjen e parë

Lapsi.al 17 May 2020
Tetë të dëmtuar në gjashtë ndeshje të

Gjendja fizike e lojtarëve pas pushimit ishte një nga të panjohurat e mëdha para kthimit të Bundesligës dhe, në fund të fundit, frika më e keqe e fizioterapistëve përfundoi duke u konfirmuar. Cmimi për tu paguar për dy muaj në karantinë, pa qenë në gjendje të stërviteshin normalisht, ishte i lartë për disa lojtarë në kampionatin elitar gjerman, që regjistroi tetë të dëmtuar në gjashtë ndeshjet e para pas kthimit. Shume. Por duhej të pritej pas vetëm një javë stërvitje si ekip.

I pari që nisi alarmet ishte Reyna. Mesfushori amerikan do të nënshkruante debutimin e tij në formacionin e skuadrës verdhezi, por ai nuk mundi të hidhej në barin e Signal Iduna Park, pasi u dëmtua gjatë nxemjes. E njëjta gjë ndodhi me Hazard, i cili luajti dhe madje shënoi një gol në fitoren 4-0 të Borussia në derbin e Ruhr kundër Schalke, deri kur u zëvendësua në fund të ndeshjes për shkak të shqetësimit në gju. Dortmundi tashmë ka gjithsej shtatë të lënduar në radhët e tij.

Po kështu i ndodhi edhe Todibo (Schalke), Rudy (Hoffenheim), Skjelbred (Hertha), Bebou (Hoffenheim), Gjasula (Paderborn) dhe Thuram (Gladbach) të cilët nuk mundën të përfundonin ndeshjet e tyre përkatëse. Mesfushori shqiptar i Paderborn është dëmtuar në minutën e 43 të ndeshjes kundër Fortuna Dusseldorf, por e coi pjesën e parë deri në fund, duke qendruar më pas në dhomat e zhveshjes. Tani priten verdiktet e kontrolleve mjekësore, për të mësuar nëse dëmtimi i Gjasulës është serioz.

Numri i të lënduarve mund të rritet sot dhe nesër, kur sfidat Koln-Mainz, Union-Bayern dhe Bremen-Leverkusen plotësojnë javën e 26-të. Oliver Schmidtlein, ish fizioterapist i Bayern dhe Mannschaft, e kishte paralajmëruar: "Ekziston një rrezik i lartë. Izolimi do të ketë lënë pasoja te futbollistët "Ai shpjegoi shqetësimin e tij para ndeshjeve, në të përditshmen e Mynihut TZ.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI