Flash

Historia mund të kishte qenë ndryshe: "Ilary më donte tek Real, zgjodha me zemër"

Lapsi.al 18 May 2020
Historia mund të kishte qenë ndryshe: "Ilary më donte tek

"Kam qenë gjithnjë tifoz i Romës, ka qenë gjithnjë ëndërra ime të luaj tek Roma me numrin 10 e shiritin e kapitenit. Kur e arrita këtë ëndërr doja vetëm ta mbaja shtrënguar". Kështu Francesco Totti, flamuri i Romës, është shprehur gjatë një interviste për revistën sportive spanjolle 'Libero'. Në karrierë, italiani ka luajtur vetëm për verdhekuqtë, duke iu gëzuar vetëm një titulli kampion, por historia mund të kishte qenë ndryshe.

Ish-kapiteni verdhekuq ka folur edhe për mundësinë që nuk u konkretizua kurrë për të kaluar tek Real Madrid: "Në 2004 më përfundonte kontrata me Romën e pati disa probleme me presidentin për motive të tjera. Do të më jepnin cfarë do lloj gjëje që të shkoja tek Real Madrid. Gjithcka. Përvec shiriti të kapitenit sepse ishte aty Raul që ishte simboli", tregoi Totti. Në 2004 "Ilary më shtynte drejt Madridit, më thoshte se do të linte gjithcka e do më ndiqte. Në fund ishte një zgjedhje zemre, drejt tifozëve, miqve e familjes".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI