Flash

Presidenti i Udinese akuzë direkte Lazios: "Ka nga ata që bëjnë dinakun, kam provat"

Lapsi.al 18 May 2020
Presidenti i Udinese akuzë direkte Lazios: "Ka nga ata që

"Tek ne ekziston një dozë e madhe individualizmi, egoizmi, dikush do të bëjë dinakun, duke luajtur me topin: kam provat". Deklaratë e fortë e pronarit të Udinese, Giampaolo Pozzo, në Radio Anch'io lo sport, duke iu referuar polemikave për 'ndeshjet e kontrollit' të pretenduara se janë kryer nga Lazio në ditët e kaluara. "Protokolli i parë, që parashikonte karantinën për lojtarët gjatë gjithë fazës finale të kampionatit, ishte i pamundur për tu aplikuar për mua - ka thënë pastaj numri 1 bardhezi - e për të qenë koherent, është i nevojshëm gjithë qershori për tu stërvitur mirë. Në fund të qershorit të rifillojmë. Duhet gjetur një akord".

"Rreth nesh është krijuar një keqkuptim i madh - ka vazhduar Pozzo - mjekët tanë janë të shqetësuar nga fakti që nuk ekziston një legjislacion në gjendje të sqarojë përgjegjësinë e tyre penale. Unë, si aksioner i Udinese, nuk mund të zgjidh një cështje penale: tek ne Gjykatat funksionojnë mirë e duam të respektojmë ligjin. Për të qetësuar mjekët e drejtuesit, javën e kaluar ndjeva detyrën për të shkruar një letër, që nuk ka lidhje fare se nuk duam të luajmë, sepse ne duam të luajmë".

"Nuk jemi dakord mbi faktin që të kthehemi të luajmë në 13 qershor, është një fyerje për inteligjencën: nëse dëgjojmë këdo përgatitës atletik, do të thotë se pas dy muajsh inaktivititet, lojtarëve i duhet minimumi një muaj stërvitje e vërtetë. Jo kjo që bëjmë tani: stërvitje me top, me ndeshje kontrolli, me përplasje fizike. Do ishte e kujdeshme të gjenim një zgjidhje logjike që të evitonim dëmtimet. Shihet me triumfalizëm Gjermania, por ata kanë shumë dëmtime dhe luajnë një ndeshje në javë; ne duam të luajmë dy, pasi jemi stërvitur 15 ditë".

Të këshilluara

Video/ Një francez mbyll llogarinë e Bayern

Bayern Mynih shënon edhe golin e sigurisë, që i mjafton të marrë fitoren përballë Union Berlin, në ndeshjen e javës së 26, e para për bavarezët pas ndalesës për...

19:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI