Flash

Klopp nuk i trembet mos kurorëzimit të Liverpool: "Ka më keq se të mos jesh kampion"

Lapsi.al 19 May 2020
Klopp nuk i trembet mos kurorëzimit të Liverpool: "Ka më keq

Anullimi i sezonit do të ishte i "padrejtë". Klasifikimi i Premier League, në momentin e ndalesës për shkak të emergjencës Koronavirus, thotë + 25 të Liverpool ndaj Manchester City, me nëntë ndeshje ende për tu luajtur. E megjithatë Jurgen Klopp nuk bën drama në lidhje me një ndërprerje përfundimtare të kampionatit: "Ka gjëra më të këqija në jetë në krahasim me mos shpalljen kampionë. Shumë persona kanë probleme të mëdha e shumë kanë humbur jetët".

"Skenari më i keq që imagjinoj është që dikush të dojë të deklarojë pa vlerë sezonin - ka thënë tekniku e Reds për Kicker - Sidoqoftë ka gjëra më të këqija. Shumë persona kanbë probleme të mëdha shëndeti e ekonomike. Rifillimi? Qendrat tona sportive janë vendet më të sigurta. Askush nuk mund të infektohet brenda tyre", përfundoi tekniku gjerman i Reds.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI