Flash

Serie A me 10 skuadra: hipoteza e playoff për titull e mbijetesë

Lapsi.al 19 May 2020
Serie A me 10 skuadra: hipoteza e playoff për titull e mbijetesë

Nuk ka evente deri në 14 qershor e hipoteza e rinisjes së Serie A në 13 është braktisur tashmë. Shtyrjet e vazhdueshme e vështirësitë për të gjetur një akord të përbashkët mbi protokollin sanitar, po lënë të ndaluar kampionatin tonë. Tani, data më e mundshme e rinisjes është 20 qershori. E duke patur në konsideratë që Uefa ka kërkuar të mbyllë turnetë kombëtarë brenda 3 gushtit, vështirë se do të arrihen të zhvillohen deri në atë datë të gjithë 12 javët e mbetura (e disa rikuperime), pa llogaritur gjysëmfinalet e kthimit e finalen e Kupës së Italisë.

Për këtë është shfaqur një hipotezë që shumë i druheshin, sepse përvec modifikimit në mënyrë thelbësore të rregullaritetit të një sezoni të nisur me një formulë e të destinuar të mbyllet me një rregullore sportive krejt ndryshe, i jep shanse të papritura dikujt që normalisht mund të mos e kishte. Figc po mendon të modifikojë formatin, duke limituar në 10 numrin e skuadrave të përfshira e jo 12 si mendohej fillimisht. Katër (Juve, Lazio, Inter e Atalanta) do të luanin për titullin, duke lënë jashtë Roma e Napoli, ndërsa gjashtë të fundit (Torino, Sampdoria, Genoa, Lecce, Spal e Brescia) do të luftonin për të mos rënë.

Një projekt jo i thjeshtë për tu adaptuar e që mund të gjejë kundërshtinë e shoqërive të ndryshme, duke e vonuar edhe më shumë konkluzionin e këtij sezoni të turbulluar e duke shtuar mundësinë për ta mbyllur para kohe, pa luajtur.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI