Flash

Teatri/ A janë të përçarë Europa dhe SHBA për qëndrimet rreth regjimit të Tiranës?

Lapsi.al 19 May 2020
Teatri/ A janë të përçarë Europa dhe SHBA për

Më në fund pas ditëve të tëra heshtje dhe dy takimeve të ambasadores Yuri Kim me kryeministrin, selia e rrugës së Elbasanit ka guxuar të bëjë një vërejtje kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare, “Ambasadorja theksoi (në takimin me kryeministrin) rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje”.

yuri kim

zuri kim

Youri Kim duke dale sot nga kryeministra

Pra, po ta shohësh me sy kritik ndaj qeverisë, kjo tërheqje veshi mund të interpretohet si një akt i nxituar dhe unilateral në shembjen e teatrit.

Gjithsesi, duke u krahasuar me qëndrimet e paraardhësve që në vitin 2016 e quanin luftën kundër drogës “një histori suksesi”, apo zgjedhjet vandale të Dvroranit në Gjykatën Kushtetuese si “një hap që duhej përshëndetur”, këto vërejtje me pikatore mund të shihen si një devijim nga linja e mbështetjes pa kushte për autokratin e Tiranës.

Por, sado të tilla të jenë në njërën anë, ato duket se kontrastojnë fort me qëndrimet e mbajtuar nga vendet europiane.

Menjëherë porsa u shemb godina e teatrit, Ambasada Britanike dhe ambasadori gjerman në Shqipëri reaguan që në orët e para të mëngjesit.

Në postimin në Twitter, ambasada britanike shprehu shqetësimin për humbjen e mundësisë së një dialogu për çështjen e Teatrit Kombëtar. Po ashtu, ambasada u shpreh shqetësimin edhe për episodet e dhunës në vendin e ngjarjes.

Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, e cilësoi të nxituar dhe të pakuptimtë shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. “Shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar” shkroi ai.

Edhe në strukturat e larta të BE mosaprovimi qe i dukshëm: “Dënoj shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë të dielën, e cila shkon kundër vlerave europiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimit të ligjit dhe dialogut transparent.

Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranushme”, deklatoi Donald Tusk, ish- kreu i Këshillit Europian, njëkohësisht president i PPE, pas shembjes së teatrit që u shoqërua edhe me akte dhune policore. Ndërsa Komisioni Evropian shprehu keqardhje që prishja e Teatrit Kombëtar u bë pa dialog me shoqërinë civile. “Është e vërtetë që shembja e Teatrit Kombëtar ndodhi në një kohë kur kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, para se vendimi të bëhej i pakthyeshëm. Keqardhje që thirrjet tona nuk u ndoqën nga autoritetet kombëtare dhe lokale”, deklaroi Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së për zgjerimin, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pra nuk do shumë mund për të kuptuar se ka një diferencë mes qëndrimeve të SHBA dhe atyre të vendeve europiane në raport me qeverisjen në Shqipëri. A mos vallë autokrati i Tiranës ka arritur të notojë në shtegun e ngushtë të mosmarrëveshjeve ndërmjet perendimorëve? A mos vallë po përsëritet i njëjti skenar si në Prishtinë?

Vështirë të arrihet në konkluzione me këto të dhëna. Por ajo që është e dukshme, është se qëndrimi i ambasadës së SHBA ishte shumë më i tërhequr se ai i pjesës tjetër të ndërkombëtarëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI