Flash

"Dhomat e zhveshjes qelben erë alkol": fraza që bindi Capello të largojë Ronaldon

Lapsi.al 20 May 2020
"Dhomat e zhveshjes qelben erë alkol": fraza që bindi

Futbolli është i cuditshëm. Mund të jesh lojtar i madh, por në të njëjtën kohë të krijosh edhe… probleme të mëdha. E mund të jetë rasti i Fenomenit. Ronaldo (ai braziliani) në karrierë në nivel kombëtar ka fituar pak, në krahasim me rëndësinë e tij në historinë e futbollit. Me Brazilin nxorri shkëndija, në kupat europiane u mbrojt mirë, edhe pse nuk coi kurrë në shtëpi një Champions League, por kur flitet për kampionate ka fituar vetëm një, atë me Real 2002/03. E Fabio Capello shpjegon se për Blancos… ishte një problem.

Tekniku friulan, duke folur për Sky Sport, është kthyer të flasë për eksperiencën e dytë në Madrid, atë në të cilën fti e kryqëzoi me Ronaldon. Në mes të sezonit, braziliani u largua nga Real për tu transferuar tek Milan, duke humbur kështu rastin për të vënë në palmares një tjetër Liga. E Don Fabio tregon se, edhe pse ishte lojtari më i mirë që ka patur në dispozicion, braziliani i krijoi shumë probleme. “Ronaldo ka qenë talenti më i madh që kam stërvitur ndonjëherë, por me raste ishte edhe ai që më krijoi më shumë probleme në dhomat e zhveshjes. Bënte festa vazhdimisht, një herë Van Nistelrooy më tha ‘mister, por këtu në dhomat e zhveshjes qelbet erë alkol'”.

Një talent problematik ai i Ronaldos, që u largua nga Madrid pikërisht në atë sezon e pikërisht për shkak të Capellos e hollandezit. Tekniku kërkoi sulmuesin e Manchester United, që do të thoshte më pak hapësirë për Fenomenin. Që vendosi të largohet. Një zgjedhje që, paradoksalisht, i vuri krahë Blancos, si shpjegon tekniku. “Kur iku tek Milan filluam të fitonim”. Kjo nuk do të thotë se braziliani nuk ishte një kampion. “Por nëse flasim për talent, ishte natyrisht më i madhi”.

Të këshilluara

Lajm i bujshëm nga Spanja: Pjanic tek Barelona

Siguria është që drejtuesit e Barcelonës janë të bindur që Miralem Pjanic është një pjesë shumë e rëndësishme për skuadrën e "temporada" 2020-21. Problemi, në d...

11:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI