Flash

Strakosha, asnjë mikrofrakturë: "Pas pak do kthehemi t'ju zbavisim"

Lapsi.al 20 May 2020
Strakosha, asnjë mikrofrakturë: "Pas pak do kthehemi t'ju

Portieri më pak i mundur në Serie A përgatitet për të rimarrë vendin e tij në rifillimin e kampionatit. Thomas Strakosha po kryen cikle fizioterapie përvec se seancave të punës në pishinë. Një javë stërvitje e diferencuar përpara se të futet në ritmet e duhura. Problemet e ndjera në këmbë gjatë periudhës së stërvitjeve në shtëpi kanë rezultuar një inflamim i metatarsit të pestë, duke venitur rrezikun e një mikrofrakture.

E Strakosha, që deri tani nuk ka humbur asnjë minutë në 26 javët e kampionatit, mezi pret rikthimin e Serie A. Vendi i dytë i Lazios, vetëm një pikë larg Juventus, lind edhe nga numri i golave të pësuar, vetëm 23. Rritja e 25 vjecarit shqiptar është shfaqur edhe në planin e personalitetit. Portieri bardhekaltër, që ia hapi rrugën në 2016 pikërisht nga Inzaghi, që e njihte që nga moshat, është bërë tashmë një lideri i vërtetë për gjithë repartin e tërhequr.

"Nëse nuk ke motivimin e duhur kur je i dyti në klasifikim, do të thotë që ky sport nuk bën për ty …", kështu për mikrofonët e Lazio Style Strakosha ka folur për motivimet gjatë ndalesës së kampionatit. Shikimi është hedhur drejt rinisjes. "Nëse rikthehemi me mendjen aty ku e lamë, shpejt do të gjejmë ritmin e do të zbavisim njerëzit. Në katër vjet jemi rritur bashkë nga ana e lojës, por edhe mentalitetit. Sezoni ynë ka ndryshuar pas ndeshjes me Atalanta (java e tetë, 19 tetor). Nga 0-3 kaluam në 3-3. Nga atëherë jemi bërë më të ndërgjegjshëm për kualitetin tonë". E ardhmja duket e gjitha bardhekaltër për Strakoshën, që është duke firmosur rinovimin e kontratës deri në 2025.

Të këshilluara

Lajm i bujshëm nga Spanja: Pjanic tek Barelona

Siguria është që drejtuesit e Barcelonës janë të bindur që Miralem Pjanic është një pjesë shumë e rëndësishme për skuadrën e "temporada" 2020-21. Problemi, në d...

11:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI