Flash

Luis Enrique bën batutën e papritur: "Me dyer të mbyllura më e trishtë se të kërcesh me motrën tënde"

Lapsi.al 21 May 2020
Luis Enrique bën batutën e papritur: "Me dyer të mbyllura

Të luash me dyer të mbyllura është "më e trishtë se të kërcesh me motrën tënde". Futbolli pa tifozë, për shkak të emergjencës Koronavirus nuk i pëlqen aspak teknikut të Spanjës Luis Enrique, që nuk përdor lojëra fjalësh për të dhënë idenë e duhur. "Është shumë e shëmtuar, kam parë futbollin gjerman dhe ishte jashtëzakonisht e dobët - ka thënë ai gjatë programit të basketbollit të Colgados del Aro - Mund të ndjesh fyerjet e të humbësh intimitetin e momenteve të mëdha".

"Por është e qartë se është një biznes global që gjeneron një thes me para e, edhe pse spektakli është shumë ndryshe nga kur luhet me publik, mund të ndihmojë të kalojmë kohën e të superojmë këtë situatë - ka thënë Luis Enrique - Nëse je një tifoz i futbollit apo basketbollit, të shohësh një ndeshje është gjithnjë interesante".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI